Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar deklaratat e Policisë së Shtetit lidhur me pretendimet se shtatë efektivë u lënduan gjatë protestës së zhvilluar dy ditë më parë nga opozita.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se informacioni i shpërndarë nga policia nuk qëndron dhe se, sipas tij, në spital nuk ndodhej asnjë punonjës policie i dëmtuar.
Berisha deklaroi se kishte shkuar vetë në urgjencë pas njoftimit zyrtar dhe se nuk kishte konstatuar asnjë efektiv të plagosur, ndonëse, sipas tij, fillimisht ishte raportuar për 17 të lënduar.
Më tej, kreu i PD-së tha se pakënaqësia e të rinjve do të çojë në fundin e qeverisë aktuale.
“Këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë do deklaratë dhe mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre. Asnjë polic i plagosur. Shkova në urgjencë. Kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë. Nxirrni një të plagosur, nxirrni një gërvishtje…përkundrazi i gjuajtët me plumba gome në kokë, kurse të rinjtë janë tmerri juaj, prisni se është fillimi ata do ju groposin ju…Prisni zemërimin etyre do merrni atë që meritoni nga rinjtë. Çfarë është kjo urrejtje? Keni mbushur qelitë me adoleshentë, ju urrejnë. Rinia shqiptare është zgjuar dhe do t’ju fshijë ju sepse ju qëndroni në themelin e varfërimit të tyre”, tha Berisha.
As une nuk e besova per efektivet e lenduar,te them te drejten,asnje prej tyre nuk u qellua nga protestuesit,Jane vidjot aty,kontrollojini,kartelat e spitaleve,kontrollojini,mashtruesa,genjeshtarehipokrita,