TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 11:20

Sherr mes deputetëve Hoxha-Muçi në Kuvend: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron të përdoret molotovi?

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes deputetëve Hoxha-Muçi në Kuvend: Ore je në
Sherr mes deputetëve Hoxha-Muçi

Ish-ministri Ervin Hoxha akuzoi opozitën në Kuvend se po përdor fëmijë në protesta dhe se po nxit akte dhune ndaj Policisë së Shtetit.

Ai kërkoi që të ndalet përfshirja e të miturve në tubime, duke e cilësuar këtë veprim të papranueshëm.

Hoxha deklaroi se forcat e rendit janë në krye të detyrës dhe meritojnë mbështetje. Ai iu drejtua drejtpërdrejt deputetit të opozitës Redi Muçi, duke e kundërshtuar për një deklaratë që sipas tij përmbante sugjerim për përdorimin e molotovëve ndaj policisë.

Sipas Hoxhës, thirrje të tilla përbëjnë nxitje për djegie dhe rrezikim jete. Ai e konsideroi të papranueshme çdo referencë që, sipas tij, normalizon përdorimin e mjeteve të dhunshme në protesta.

“Policia e shtetit është në detyrë dhe duhet të kemi mirënjohje për të gjithë ata. Sot dua të theksoj dhe diçka, hiqni dorë duke përdorur fëmijët se është ngjarje kriminale dhe është e turpshme.

Ju i hidhni policëve molotovë, doni t’i digjni të gjallë. Është e turpshme, këtu i referohem edhe deputetit Muçit që tha ‘sugjeroj sa më shumë molotovë’”. Ore je në terezi apo nuk je në terezi? Çfarë sugjeron ti molotov? Ku je këtu? Si sugjeron molotovë?”, tha deputeti Hoxha.

Në reagimin e tij, Muçi mohoi të ketë bërë thirrje për përdorim molotovësh. Ai sqaroi se kishte deklaruar se qeveria nuk trembet nga molotovët, por duhet të ketë frikë nga reagimi dhe pakënaqësia e qytetarëve. Sipas tij, mesazhi kishte të bënte me klimën e pakënaqësisë publike dhe jo me nxitje dhune.

 

sherr mes deputetëve hoxha-muçi

1 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Nuk , na bën përshtypje , e dimë që janë plehra , lojtarë të Ramës dhe Berishës

    Lini një Përgjigje