Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në Kuvend ndaj deklaratave të opozitës se gjatë protestave janë përdorur plumba gome, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 janarit 2011.
Nga foltorja e Parlamentit, Braçe akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike për mënyrën si përfundoi protesta e asaj dite, ku katër protestues mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.
“Parlamenti nuk shërben për të ndryshuar faktet historike. Në 21 janar, në një protestë që nisi paqësore dhe që mbaroi me 4 të vrarë, jo me ujë, por me plumb në lule të ballit dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb, jo në këmbë. Janë sot gjallë fare kot, i shpëtoi Zoti lart”, u shpreh Braçe.
Ai shtoi se nuk mund të relativizohet ajo që ndodhi në vitin 2011 duke pretenduar se janë përdorur vetëm mjete të lehta.
“Nuk mund të vihet këtu dhe të na thuhet që gjuajtët me ujë dhe plumba gome. Që ajo ngjarje do t’ju përndjekë deri sa ai lart t’ju marrë, patjetër që po, por që në këtë vend do të bëhet drejtësi një ditë, do të bëhet drejtësi një ditë”, deklaroi deputeti socialist.
Gjatë fjalës së tij, Braçe përmendi edhe tensionet e fundit në Kuvend, duke pretenduar se dy ditë më parë kishte parë deputetë që tentonin të hynin me dhunë në sallë.
Aman o Erion Brace se na hapet barkun me keto deklarata.Ju komandantin e grupit te zjarrit te 21 Janarit e keni ne krah si koleg deputet i rraces tuaj te qelbur PS. Saliu e urdheroi Agron Malaj dhe ai bam mbi njerezit dhe ju e mbani ne gjirin tuaj, hajt mo se na enjtet me perralla. Keni 13 vjet dhe asgje skeni bere vetem lloqe kavaje si Gaz Bardhi