TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 12:37

Rama batuta me prokurorë dhe gjyqtarë: Do punoni në ambiente që të ndiheni të respektuar, edhe muret do ua thonë

Shkruar nga Pamfleti
Rama batuta me prokurorë dhe gjyqtarë: Do punoni në ambiente
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe kritikat ndaj drejtësisë, teksa prezantoi programin për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë.

Është shumë i madh si financim ky projekt, po të marrim parasysh dhe shpronësimet. Kushdo që të jetë gjykatës, të ndihet i respektuar edhe kur sheh muret.

Ja çdo të thotë të jesh prokuror dhe gjyqtar. Edhe muret t’ia thonë atij dhe asaj, që je i privilegjuar nga ky shtet. Është privilegj të bësh punën që bën, ndaj do e bëjmë këtë sforco.

Kjo është përpjekje që nuk ndalet, pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por që janë pjesë e proceseve, rritjes tuaj të brendshme, te rritjes së një sistemi të ri.

Ky është rasti ideal, se jeni përfshirë dhe ju tani, që të shkojmë në paraburgim të gjithë për shpërdorim detyre”, tha ai.

Në vijim të batutave, Rama tha se po të keni parasysh në çfarë ndërtesash jemi formuar ne, jemi si ndërtime gjysmë pa leje dhe gjysmë me leje.

Duhet të bëjmë diçka që t’i rezistojë kohërave. Në këtë drejtim është problematike për të gjithë, jo vetëm për sistemin e drejtësisë pasi sot kemi një numër të konsiderueshëm të institucioneve që janë qiramarrës të godinave private.

Kemi nisur një proces që do të na çojë në zgjidhje përfundimtare me korporatën e investimeve duke marrë të gjitha pronat shtetërore dhe duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik. Nuk ka asnjë shitje apo dorëzim të një copëze në favor të investitorëve privatë në Tiranë, por kërkojnë që shteti, njësoj si pronarët privatë, të përfitojë nga ato.

Kemi disa projekte që janë drejt finalizimit të kontratave për të përfituar disa zyra dhe sipërfaqe. Për qendrën e re të drejtësisë mendoj se është më ndryshe.

Sistemi duhet të funksionojë me kushtet dhe standardet më të larta. Ishim në një situatë të rëndë, ku çdo institucion bënte modelet e veta, sistemin e vetë. Bënim shumë shpenzime. Ishte ndërtuar një sistem kioskash.

Duke ndërtuar një rrjet njerëzisht që funksionojnë në interes të përbashkët, kemi arritur që të kemi një qasje tjetër. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në sistemin tuaj. Kemi pasur vonesa katrastrofike me menaxhimin e çështjeve gjyqësore.

S’mundet që në emër të sistemit të drejtësisë, të ndërtohet një sistem i pavarur teknologjik, pasi nuk akseson dot. Të gjithë e marrim ujin nga i njëjti burim, por secili nga ne e hap rubinetin sa do vetë. Ndaj s’mund të ketë secili HEC të vetin”, tha Rama.

 

 

Lini një Përgjigje