Ish-gardisti, Agron Malaj në kohën e protestës së 21 Janarit dhe aktualisht deputet i PS foli për herë të parë në Parlament në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit dhe të ashtuquajturin “Grup i Zjarrit”.
Ai kundërshtoi ekzistencën e një strukture të tillë dhe e cilësoi atë si të pavërtetë. Deputeti deklaroi se ka dhënë më herët shpjegimet e tij për këtë çështje dhe se qëndron në të njëjtin pozicion.
Deputeti shtoi se debati politik ka dëmtuar imazhin e Gardës së Republikës. Ai deklaroi se e konsideron nder shërbimin si gardist dhe kërkoi që çështja e 21 Janarit të trajtohet nga drejtësia, duke shmangur akuzat politike në sallën e Kuvendit.
“Keni vite që merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë. Ju të opozitës jeni grup i zjarrit. Unë kam dhënë shpjegimet e mia dhe nuk i heq asnjë presje,” tha ish-gardisti, sot deputet socialist.
Sipas tij, gjatë asaj periudhe ka drejtuar Seksionin 4 në Gardë dhe ka mbajtur përgjegjësi për efektivët nën komandë. Ai theksoi se asnjë prej tyre nuk ka pasur lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.
“E keqja është që e baltosën Gardën. E kam për nder të kem qenë gardist sepse e kam kryer punën time me përkushtim. Në qarkun Dibër morët mbi 15 mijë shuplaka. Atë vjedhjen e votës tregoja të tuve, turpit të Matit dhe turpit të Dibrës, që gjithë jetën janë marrë me maskarada. Lërjani 21 Janarin drejtësisë dhe ta shohim sesi do të jetë e vërteta,” tha deputeti.
Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në Kuvend ndaj deklaratave të opozitës se gjatë protestave janë përdorur plumba gome, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 janarit 2011.
Nga foltorja e Parlamentit, Braçe akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike për mënyrën si përfundoi protesta e asaj dite, ku katër protestues mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.
“Parlamenti nuk shërben për të ndryshuar faktet historike. Në 21 janar, në një protestë që nisi paqësore dhe që mbaroi me 4 të vrarë, jo me ujë, por me plumb në lule të ballit dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb, jo në këmbë. Janë sot gjallë fare kot, i shpëtoi Zoti lart.”, u shpreh Braçe.
Yyy maloku i mutit si genjen. Hapni dosjen e 21 Janarit dhe lexoni bemat e e ketij te poshtri. Ky ka qene komandanti i grupit te zjarrit dhe ngaqe i ngeci arma e vet qelloi me te shokut. Dhe ketij i filloi ceshtja penale por ja mbylli Silvia Konti ( anetaria e KPA Ina Rama) se vellai i ketij pushti i dha nje kat te tere ne nje pallat ne mes te Tiranes Zonjes. Hetoni dhe do jundalin te gjithabte verteta. Ka surrat ky te dale e te flase.