TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 13:39

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Të kthehen koalicionet parazgjedhore, PS ka më shumë mandate seç i takojnë  

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Të kthehen koalicionet parazgjedhore, PS ka

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka folur për gazetarët në lidhje me reformën zgjedhore. Ai tha se duhet të kthehen koalicionet parazgjedhore. Bylykbashi tha se sistemi me lista të hapura ka mundësuar rotacion politik dhe dhe mundësin për të njohur se kush janë partitë. Ai u shpreh se PS ka më shumë mandate seç i takojnë.

“Zgjedhësi të ketë të drejtë të zgjedhë partinë brenda koalicionit që do të votojë. Sistem funksional deri në 2020. Koalicioni me listën e përbërë, me listë të hapur ka prodhuar mundësinë të dimë kush janë partitë dhe ka mundësuar rrotacion politik. Pjesë e saj është edhe garantimi që rezultati zgjedhor është i drejtë. Sot kemi PS që ka më shumë mandate seç i takojnë”, tha Bylykbashi.

Demokratët i kanë gati propozimet që do paraqesin në tryezën e grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi ka thënë se prioritet i kësaj pakete që do i paraqitet për diskutim edhe grupit parlamentar demokrat janë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe marrëveshja e 5 Qershorit të vitit 2020.

Koalicionet parazgjedhore dhe rikthimi tek praktika ligjore e viteve 2003-2008 kur në Kodin Zgjedhor ekzistonin të dyja format e koalicionit, ajo me listë të përbërë dhe të përbashkët është një prej propozimeve të demokratëve. Në tryezën e grupit të dialogut, grupimi Berisha-Bardhi do vijë edhe me një tjetër propozim që parashikon që krimet zgjedhore të konsiderohen si krime të rënda.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt 2022, por nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në tre mandate 6-mujore. Komisioni ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

oerd bylykbashi pd reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje