TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 13:20

Debatet në Kuvend për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Shehaj: Shfaqje e neveritshme, Basha shpëtoi ish-ministren

Shkruar nga Pamfleti

Debatet në Kuvend për heqjen e mandatit të Xhaçkës,

Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar Lulzim Bashën se grupi i tij e shpëtoi në Gjykatën Kushtetuese Olta Xhaçkën.

Shehaj u shpreh se mandati i Xhaçkës shpëtoi, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament.

Ai e cilësoi përplasjen e opozitës në Kuvend si qesharake dhe tallje, pasi deputetja e Partisë Socialiste ka vjedhur dhe duhet të kishte humbur prej kohësh mandatin.

“Kjo shfaqja këtu është realisht e neveritshme. E vërteta është se mandati i Olta Xhaçkës shpëtoi në Gjykatë Kushtetuese, sepse grupi i atëhershëm i Lulzim Bashës, bëri një kërkesë për ta rikthyer në Parlament. Dhe është bërë me qëllim për ta shpëtuar Olta Xhaçkën. Kjo përplasja tani është qesharake dhe tallje, Xhaçka ka vjedhur dhe duhet ta kishte humbur mandatin!”, tha deputeti në Kuvend.

 

Lini një Përgjigje