
Debate të ashpra janë zhvilluar në parlament, në seancën e sotme ku në rendin e ditës është mandati i deputetetes Olta Xhaçka. Depuetetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ndaj ofendimit të rëndë që Xhaçka i drejtoi opozitës duke i quajtur topa lecke.
Açka i kërkoi Komisionit të Etikës të reagojë ndaj këtyre ofendimeve. Ajo i tha deputetes Xhaçka se e ka bërë baltë dhe se po e sjellin rrotull. Në përgjigje Xhaçka tha se po hdihen akuza të pavërteta. Ajo u shpreh se kryeministri nuk ndan prona.
Flutura Açka: Sot një deputete iu thotë kolegëve ‘topa lecke’. Komisioni i Etikës të marrë parasysh këto shprehi. Xhaçka mandati juaj është hequr, por ju sjellin rrotull për të justifikuar punën e tyre. Xhaçka e nisët me mjaft dhe po e mbyllni po me mjaft.
Olta Xhaçka: Në adresën time po hidhen vetëm akuza të pavërteta. Kryeministri nuk shpërndan prona. Vendimet e gjykateve vendosen mbi një hartë, që nuk është regjistruar si shtetërore.
Lini një Përgjigje