Deputetja Olta Xhaçka ka folur në Kuvend lidhur me akuzat e opozitës se bashkëshorti i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.
Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.
Olta Xhaçka i ka cilësuar si të pavërteta akuzat ndaj saj, teksa i është hakërruar opozitës dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gazment Bardhi.
Bardhi ka ndërhyrë në momentin që Xhaçka mori fjalën, ndërsa kjo e fundit e quan shpifës. Ajo thotë se ka menduar shumë që të largohet nga politika për të shpëtuar nga lincimet, teksha thekson se nuk ka influencuar dhe as përfituar.
Ndërkohë nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka folur nga vendi pa mikrofon dhe i nervozuar, duke iu drejtuar “Të të vijë turp, dorëzoju drejtësisë”.
Xhaçka u shpreh gjithashtu se çështja e saj është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se gjykimi është pushuar.
Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e PD tha gjithashtu se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë.
Sipas saj, kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitorit strategjik njëjtë si shumë investitorë të tjerë, ndërsa u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje. Ajo shtoi se Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika u kthye sërish në botën e biznesit.
“Përmbaje Gazin të lutem. U bë një kohë e gjatë shpifje. Je një gënjeshtar i rëndomtë. Shpifje.
U bë një kohë e gjatë që emri im lidhet me paligjshmërinë dhe abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh zhvillohen gjyq prokuroresh dhe gjykatësish pa licencë, por me licencë lirie për t’u shfrenuar.
Nuk jam përgjigjur, jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki, të merrem me politike apo të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim. Jam menduar se ku kame gabuar, por një gjë e them me siguri nuk kam ushtruar influencën time dhe as kam përfituar asgjë prej tyre sepse janë shpifje të pavërteta.
Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar.
Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje dhe votimi sot lidhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.
Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë.
Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive.
Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top.
Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti.
Nuk është dhënë asnjë status nga shteti ndonjë leje. Nuk është shkelur asnjë ligj dhe unë nuk jam në asnjë rast në konflikt interesi. Prandaj nuk është e vështirë të hapen dhe të lexohen vendimet e gjykatës kushtetuese.
Në këtë rast bashkëshorti im që merret prej 33 vjetësh me biznes vendosi të bëjë një investim.
Së fundmi, edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, nga linçuesit që lirinë e tyre e përdorin për të bërë akuza të pavërteta.
Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror, zero. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi", tha Xhaçka.
Lini një Përgjigje