TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 12:09

Rikthimi i Berishës në Grupin Parlamentar të PD, Alibeaj: Ky është pazari i radhës Bardhi-PS

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i Berishës në Grupin Parlamentar të PD, Alibeaj: Ky
Rikthimi i Sali Berishës në grupin parlamentar demokrat, 3 vite pas përjashtimit, kur u shpall non grata nga SHBA, për Enkelejd Alibeajn është ngjarja më e hidhur e pazarit dhe e marrëveshjes që bëhet pas dyerve të mbyllura të parlamentit. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ai tha se sot Nikolla përfshiu deputetë në grup me një kërkesë të palegjitimuar nga PD.

“Sot Nikolla me qetësi olimpike përfshin me një kërkesë të palegjitimuar nga PD, përfshin përsëri deputetë në grupin PD. Nuk kam hall me qëndrimin individual të deputetëve të PD, por qëndrimi zyrtar është qëndrim zyrtar dhe vlerë politike e jona. Ndaj kemi marrë këto akte që i quani përjashtime. Kanë qenë distancim nga simptomat e praktikat korruptive se një parti duhet të dalë përballë publikut dhe të tregojë a është e aftë që të distancohet për të qenë e besueshme ndaj publikut. Sot Lindita Nikolla merr e kuron qëndrime politike të PD”, tha Alibeaj.

Sipas tij kjo ndodh për shkak të pazareve dhe i kujton Nikollës që asnjë i korruptuar dhe i dizenjuar non grata nuk do të jetë pjesë e PD-së.

“Mendo ku ka shkuar grotesku! Javën e kaluar Ulsi Manja, sot Nikolla. Kjo tregon në dritë të diellit se pazaret e natës ja ku të çojnë, të çojnë në atë që të gjithë janë në një kazan të vorbullës së vjetër 30 vjeçare. Qëndrimi i PD ka qenë parimor asnjë i korruptuar dhe i dizenjuar non grata nuk është e nuk do të jetë pjesë e PD. Mund të jetë pjesë e grupimeve që mban Nikolla. Po ajo duhet ta kuptojë që ajo që ka bërë PD është betejë e gjithë shqiptarëve. Kjo është ngjarja më e hidhur e radhës, e pazarit dhe e marrëveshjes që bëhet pas dyerve të mbyllura të këtij parlamenti për t’u shkëputur nga sindromat e korrupsionit. Ka qenë një betejë jo pa dhimbje e vështirë dhe të gjithë ata që kanë qëndruar te këto vlera; kundërshtimi i korrupsionit”, u shpreh ai.

Alibeaj citoi raportin e Freedom House, duke theksuar se partitë politike duhet që të përjashtojnë nga vetja të korruptuarit.

“Marrëveshja është që natën në errësirë të merren vendime shumë të rëndësishme edhe për PD-në. Më i rëndësishëm është raporti i Freedom House. FH thoshte se SPAK po goditet. Sa duket, ka disa javë që janë bërë bashkë për të sulmuar SPAK-un. Marrëveshja okulte kishte synim sulmin ndaj drejtësisë.

Raporti i Freedom House thotë se është me rëndësi që partitë të heqin nga vetja të korruptuarit dhe ata që minojnë demokracinë. PD e ka ndërmarrë këtë betejë brenda vetes prej 3 vitesh, që të shkëputet nga korrupsioni. Ky është distancim nga simptomat korruptive. Sot Lindita Nikolla merr dhe kuron edhe qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Javën e kaluar mbrojti interesat e Ulsi Manjës, ndërsa sot mbrojti interesa të tjera. Janë i njëjti kazan, që kanë 33 vjet që bllokojnë fatin e shqiptarëve”, deklaroi Alibeaj.

enkelejd alibeja pd rithemelimi

Lini një Përgjigje