
Deputeti i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spahu, u shpreh në fjalën e tij në seancën parlamentare se pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibejat.
Ai tha se ka ardhur koha t’i jepet fund profkave dhe se nuk duhet të gënjejnë qytetarët. Spaho u shpreh se përkatësia e deputetëve në grupet parlamentare përcaktohet në bazë të ligjit.
“Në lidhje me përkatësinë e deputetëve në grupet parlamentare. Ka ardhur koha t’i japim fund profkave. Nuk duhet të gënjejmë qytetarët, është një çështje që e keni në rendin e ditës. Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt, përcaktohen në bazë të ligjit”, tha Spaho.
Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një shkrese dërguar kryetares së Kuvendit, Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët e përjashtuar nga Basha të rikthehen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në kërkesë, thuhet se çdo deputet i vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, të konsiderohet anëtar i këtij grupi të Partisë Demokratik, ku përfshihet edhe Sali Berisha.
Lini një Përgjigje