
Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes një shkrese dërguar kryetares së Kuvendit, Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët e përjashtuar nga Basha të rikthehen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në kërkesë, thuhet se çdo deputet i vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, të konsiderohet anëtar i këtij grupi të Partisë Demokratik, ku përfshihet edhe Sali Berisha.
"Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur "Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature". Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit", shkruhet në letrën e Bardhit.
Deputetët e përjashtuar nga Basha që rikthehen janë:
1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti;

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha u përjashtua nga grupi i partisë që themeloi 30 vite më parë, më shtator të vitit 2021. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi përjashtimin e Berishës nga grupi i Partisë Demokratike, pasi SHBA e shpalli “non grata”.
Lini një Përgjigje