TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 10:40

PS hedh Olta Xhaçkën në prangat e SPAK: Sot do të votojmë pro shqyrtimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
PS hedh Olta Xhaçkën në prangat e SPAK: Sot do të
Olta Xhaçka

Maxhoranca i ka hapur rrugë heqjes së mandatit të deputetes ish ministers Olta Xhaçka.

Ditën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha ata do të votojnë pro vendimit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJKL. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së GJK.’- tha Bledi Çuçi.

Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim do të thotë që Kuvendi është i detyruar që ta çojë një kërkesë të deputetëve për verifikim të mandatit të një deputeti në Kushtetuese dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë.

Anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, vlerësojnë që çështja t’i kalojë seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese sipas parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës.

Ndërkohë opozita në raportin e saj kërkon që çështja t’i kalojë gjykatës dhe të shpallet papajtueshmëria e mandatit të deputetes së PS.

Lini një Përgjigje