
Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka kritikuar Kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla, duke e akuzuar se i privon fjalën opozitës. Ai u shpreh se saherë flet opozita, kryeparlamentarja ndërhyn padrejtësisht duke paragjykuar pa dëgjuar fjalën.
Ai i kërkoi Nikollës të mos ndërhyjë kur flet opozita, duke i thënë se duhet të ishte garant për ta, pasi fuqia e tyre është fjala.
“E kam për procedurë. E kam me ju zonja kryetare. Kam vënë re, jo vetëm sot, që sa herë flasin deputetët e opozitës, ndërhyni me të padrejtë, duke i ndaluar fjalën dhe paragjykoni pa dëgjuar se çfarë flasin.
Ju duhet të ishit më garant për ne, se jemi në opozitë, se fjalën kemi. Nëse do të kishim tejkalim të procedurës, duhet të na mbështesni. Mos na ndaloni sa herë që flasim.”, tha Dogjani.
Lini një Përgjigje