
Në momentin që Xhaçka mori fjalën nga vendi ka folur edhe Gazment Bardhi. Këtë të fundit, deputetja e PS e quan shpifës.
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka folur në Kuvend në lidhje me akuzat që opozita i bën se burri i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.
Në momentin që Xhaçka mori fjalën nga vendi ka folur edhe Gazment Bardhi. Këtë të fundit, deputetja e PS e quan shpifës.
Ajo thotë se shumë herë ka menduar që të largohet nga politika për të shpëtuar nga linçimet, por shprehet se as ka influencuar dhe as ka përfituar.
Xhaçka: Organet e drejtësisë për këtë punë janë shkoni drejtojuni, ti kthehemi pak çështjes, u bë një kohë shumë e gjatë, përmbaje Gazin të lutem.
U bë një kohë e gjatë…shpifje, je një gënjeshtar i rëndomtë, jo me dokumente të prokurorisë, u bë një kohë e gjatë që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes, zhvillohen gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish në ekrane dhe portale.
Lini një Përgjigje