Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka folur sot në Kuvend për akuzat që opozita i ka bërë se burri i saj, Artan Gaçi është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputete.
Pas Xhaçkës, Gazment Bardhi ka marrë menjëherë fjalën nga salla dhe ka pyetur ish ministren pse fshihet nga drejtësia, duke e krahasuar me kriminelët mënyrën sesi po sillet.
Sipas Bardhit, Xhaçka është frikësuar prandaj po qëndron "pas pantallonave të Ramës".
'Si rregull nuk duhet të ishte fare deputete (Xhaçka). Së dyti nuk ka asnjë pretendim jashtë atyre që nuk janë thënë nga opozita që dhe nuk janë konfirmuar nga prokuroria. Në pronën që i ka dhënë Rama janë 11 mijë metra katror që janë grabitur me letra të falsifikuara për pesë ditë, kaloi në pronësi të bashkëshortit. Nëse zonja (Xhaçka) pretendon se gjithçka që ka thënë opozita nuk qëndron, pse nuk shkon në Kushtetuese? Pse është lidhur pas pantallonave të Edi Ramës, pse fshihet nga drejtësia, nga drejtësia fshihen kriminelët, hajdutët dhe jo dikush që ka të vërtetën…
Ju të gjithë jeni shndërruar në qesharakë se nga halli që nuk doni ta dorëzoni një deputete para drejtësinë nuk dini çfarë bëni dhe çfarë flsini. Askush nuk ka shpifur dhe gënjyer. Ne kemi bërë një mocion bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Gjykata na tha të gjithëve, Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni para Kushtetueses. Ju zonjë sa kohë që besoni, a mund të na thoni pse fshiheni pas votës së Edi Ramës? Ju keni një platformë ku mbroheni le ta vendosë Kushtetuesja. Ju që keni luftuar për reformën në drejtësi, pse keni frikë të shkoni në Kushtetuese. E ka thënë gjykata, mandatin dhe papajtueshmërinë e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Ti gënjen nga frika, e di që mandatin e ke të paligjshëm. Por ditën që kur kuvend për hatrin tënd dhe burrit tënd biznesmen ku nuk është më kuvendi i Shqipërisë, por kuvendi personale i katundit të Edi Ramës, Olsi Ramës, Artan Gaçit….', tha Bardhi.
Ndërkohë me protesta nga opozita dhe me duartrokitje nga kolegët e saj socialistë, është pritur sot fjalimi i Olta Xhaçkës në seancën plenare.
Teksa theksoi se për çështjen e mandatit të saj është shprehur tashmë Gjykata Kushtetuese, ish-ministrja akuzoi deputetët e opozitës se e kanë “bërë mish për top” për interesat e tyre.
Ajo madje i ofendoi kolegët e opozitës duke i quajtur lecka.
“Jam menduar të rri në këtë detyrë apo të iki. Jam menduar se ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz këtë furi balte.Nuk kam përfituar asgjë prej tyre se janë shpifje dhe të pavërteta.
Diskutohet nga leckat e topit të opozitës sikur po votohet për të mbajtur në këmbë apo për të më lëshuar,nuk ka pse më voton fare. Sot këtu duhet të votoni për një shkallë tjetër shkallën e sovranitetit të parlamentit.Për mandatin tim Gjykata Kushtetuese është shprehur njëherë nuk do komentoj më për të. Kolegët të votojnë të lirë për vendimin e tyre”, tha ndër të tjera Xhaçka.
Lini një Përgjigje