Marrëveshjet që i janë dashur të bëjë në këmbim të pushtetit dhe një histori e stisur dashurie
Nëse kjo qeveri kishte një anëtar të mençur brenda saj, një qengj të urtë që pi shumë nëna pa e marrë vesh njeri, që qarkullon miliarda urtë e butë dhe del rrallë e më rrallë në publik, ajo ishte ish- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Imazhi prej gruaje të matur, buzëqeshja që i vishte fytyrës që prej ditës që u pajtuan me Ramën, pasi priti gjatë për të marrë postin që donte dhe pasi përfitoi mirë e mirë nga bashkëshorti prej të cilit ka gjithçka, Olta (ose më saktë Holta), e ka shndërruar veten në një perandoreshë që për perandor ka vetëm një njeri :Edi Ramën!
Pavarësisht çfarë mundohet të përcjellë në publik, e vërteta është që Olta nuk është aspak ajo që duket.
Dhe a e dini pse?
Sepse nuk është as rastësi dhe as për meritë ky rrugëtim i saji deri në kupolën më strategjike të qeverisë shqiptare. Është e vërtetë që Oltën e sollën me porosi nga SHBA-të, (prej një njohjeje të vjetër të mamasë së saj me Edi Ramën), për t'ia bashkuar planit të Partisë Socialiste për të marrë lehtësisht pushtetin. Dhe në atë kohë ajo nuk ka qenë e vetme. Paralel me lëvizjen Mjaft dhe më pas G99 që kishte për protagonist një dhe të vetëm - Erion Veliajn - Partia Socialiste, ose me saktë Edi Rama (ide e përqafuar edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim), mblodhi rreth vetes një grup vajzash të reja dhe ambicioze ku ishte edhe Olta, por dhe bashkëshortja aktuale e Veliajt, Ajola Xoxa. Ato u prezantuan në publik si gjak i ri, si AS-i nën mëngë i së majtës që do ta nxirrte në dritë vendin me idetë dhe përgatitjen e kësaj tufe rishtare në politikë. Asokohe publiku e pa me interes këtë grupim, por kur "të përzgjedhurit" filluan të shfaqeshin në media e të këpusnin broçkulla nga më fantastiket, u kuptua se kjo nuk ishte asgjë më shumë sesa një mjet që Rama e përdorte sipas qejfit, deri sa të instalonte pushtetin e vet.
Në këtë tufë ka qenë edhe Olta e cila e kuptoi shpejt se nuk ishte shumë mençuri të shfaqte dokudo ambicien që kishte për pushtetin. Më mirë afër Ramës dhe më mirë të ofronte shërbimet që donte ai, deri kur të vinte momenti i saj. Por pas fitores së pushtetit Rama tregoi se kishte mbaruar punë me tufën e konkubinave rioshe, shumica të ardhura nga jashtë. Çka e pezmatoi shumë Oltën, e cila u mundua ta shprehtë pakënaqësinë e saj kudo mundej. Ankesa që binin në vesh të shurdhër sepse Rama nuk interesohej më për to. Vajzat duhet ta gjenin vetë shtegun. E ndërsa Ajola kapi Erionin, Olta mendonte zgjidhjen për veten. Vazhdoi kështu deri kur u shfaq Princi i saj i Kaltër, njeriu që do t’i shërbente për të përmbushur ëndrrën e saj, bashkëshorti aktual Artan Gaçi.
Ky ishte një personazh fort i njohur në Tiranën e viteve '90-të me dyqanin e tij "Firenze". Artani dhe Rama ishin të njohur të vjetër që nga Akademia e Arteve. Ecejaket e shpeshta në Itali dhe shërbimet ekstra që ofronte Artani ishin një shërbim i paçmuar për Ramën dhe koha e shpërblimit ishte kur Rama u bë i madh, Kryeministër i vendit. Kështu edhe Olta, pasi nuk nxori gjë në dritë me Ramën, i vuri syrin shokut të vet.
Veçse këtij nuk ishte e lehtë ti afroheshe. Artani kishte standarde për femrat me të cilat shoqërohej, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Pra Olta kishte beteja të shumta dhe të gjata përpara.
Por fundja nuk kishte ç'të humbte. Pikërisht në kohën kur Rama i bëri të qartë se kishte mbaruar punë me të, Olta iu vardis Artanit. Ajo ia kishte marrë dorën kurimit të imazhit të një vajzë të mirë, të edukuar, nga një familje e mirë (nëna e Oltës është gjithashtu një personazh i njohur në Tiranë), prandaj dhe nuk e pati të vështirë të hynte në listën e njerëzve që Artani frekuentonte.
Lidhja e tyre u forcua aq shumë sa ky i fundit i kërkoi asaj të martoheshin. Ama Olta kishte një kusht: Artani duhej të ishte vetëm i saji. Gjë që nuk përbënte problem. Martesa e parë e ish-deputetit kishte kohë që kishte marrë fund ndaj divorci nuk ishte i vështirë.
Por Olta donte akoma më shumë. Planin e saj nuk duhej ta prishnin as fëmijët, ata mund ta shpërqendronin Artanin e saj. U tha u bë. Që prej ditës që Artani iu dorëzua Oltës, ai nuk i hodhi më as sytë dy fëmijëve që kishte me gruan e parë. Madje thonë se ata e kanë marrë vesh nga mediat lajmin e martesës së të atit.
A përfundoi kjo histori me "ata jetuan të lumtur përgjithmonë". Natyrisht që jo! Sepse pasi Olta e mbylli kurthin e saj, erdhi koha të thoshte të vërtetën. Ajo kishte dashur pushtetin dhe paratë, jo Artanin. Për këtë arsye ai duhet të lobonte bashkë me të, përndryshe babai i tre fëmijëve do të ndahej dhimbshëm edhe nga vajza e lindur pak muaj pas ceremonisë së martesës.
Marrëveshja ishte kryer: Artani u largua nga skena politike dhe Olta mori pushtetin. Nëpërmjet mjeteve të ushtrisë ajo i shërbente Ramës, por tashmë jo vetëm shërbime kënaqësie. Zëra që ngrihen herë pas here thonë se ish- Ministrja e Mbrojtjes ishte njeriu i vetëm që ngre traun kufitar shqiptar kur bëhej fjalë për trafiqe droge apo armësh fitimi i të cilave ishte miliona euro, pa përmendur tenderë, marrëveshje etj që bëhen siç do dhe me kë do ajo. Pra me qetësi dhe durim, Olta ia doli të merrte atë që donte. Sa për bashkëshortin? Është treguar zemërgjerë Olta gjithësesi. Edhe ai tashmë është pjesë e lojës, veçse jo më si bashkëshorti i ministres. Në këtë drejtim ai është vetëm me letra. Tanimë Artani kap ndonjë kockë që i hedh Olta dhe i shërben mikut dhe gruas që deri para pak kohësh mendonte se do të ishte edhe shoqja e tij e jetës. Është edhe investitor Strategjik!/Pamfleti
Lini një Përgjigje