Mandati i deputetes, Olta Xhaçka ka sjellë debate të forta këtë të enjte në parlament, ku pritet të vendoset nëse mocioni do t’i kalojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese apo jo.
Në fjalën e saj deputetja Olta Xhaçka mohoi akuzat dhe tha se nuk ka përfituar asnjëherë para apo tokë në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë kjo delaratë u kundërshtua nga opozita që filloi të debatonte edhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla për të marrë fjalën.
Debati Nikolla-Sula:
Nikolla: Vetëm për procedurë.
Sula: Për procedurë?
Nikolla: Nuk të shkojnë këto je goxha burrë, bën si aktor filmash
Sula: Kemi një ekran këtu përpara thotë pr. ligj për aderimin e Shqipërisë mbi transportin, unë nuk e di që autobusi kalon tek rëra e detit Jon.
Nikolla: Tregoja edhe zonjës Bano këtë.
Sula: Për sa kohë ti e shkel procedurën, është e turpshme, mos më ndërprit fjalën, ta kam thënë si person kam shumë respekt, por si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar.
Lini një Përgjigje