
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u shpreh nga foltorja e Kuvendit se shumica e socialistëve po e përdor çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës për të larguar vëmendjen nga inceneratorët apo skandali me fondet e IPARD-it. Kryemadhi iu drejtua Xhaçkës duke i thënë “Karma is a bitch”.
“Më vjen keq si grua që ne gratë ndonjëherë bëhemi “mish për top” për burrat por ‘Karma is a bitch’ Olta. Çfarë të mbjellim do të korrim. Kolegia jonë Olta Xhaçka është pjesë e regjisë, i nevojitet shumicës që të largohet vëmendja nga inceneratorët, fondet e IPARD-it” tha ajo.
Deputetja Olta Xhaçka ka folur në Kuvend lidhur me akuzat e opozitës se bashkëshorti i saj është favorizuar si investitor strategjik, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të saj si deputetë.
Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023. Olta Xhaçka i ka cilësuar si të pavërteta akuzat ndaj saj, teksa i është hakërruar opozitës dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gazment Bardhi.
Lini një Përgjigje