TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 16:50

Reforma Zgjedhore, OSBE sërish thirrje: Deputetët të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, OSBE sërish thirrje: Deputetët të

Përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë u kanë bërë sërish thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

Përmes një postimi në rrjetit social “X” shkruhet se angazhimi i tyre për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.

Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, shkruan OSBE.

Lini një Përgjigje