TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Janar 2024, 16:50

Presidenti dekretoi ligjin për Komisionet, reagon Tabaku: Shans i humbur për të pasur një draft konsensual!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti dekretoi ligjin për Komisionet, reagon Tabaku: Shans i humbur

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka quajtur një shans të humbur për një ligj konsensual mes palëve, dekretin e Presidentit Begaj për Ligjin e Komisioneve Hetimore.

Me anë të një reagimi në platformën “X”, Tabkau tha se ky dekret nuk garanton se ligji i miratuar nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe frymën e integrimit në BE.

“Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv. Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian”, shkruan Tabaku.

tabaku pd

Lini një Përgjigje