TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 16:12

“Rashë në kurth!”/ Bejko rrëfen dhunën e 8 janarit: Gaz Bardhi ishte atje, asistonte në saldimin e blindit

Shkruar nga Pamfleti

“Rashë në kurth!”/ Bejko rrëfen dhunën e 8

Roland Bejko ka kujtuar ngjarjen e 8 janarit, kur u sulmua selia e PD. Vetë ai gjithashtu u sulmua nga militantët e Berishës.

Bejko tha se në atë ditë edhe ai vetë është gjetur si i zënë në kurth, pasi u njoftua se mund të shkonte në seli, por kur shkoi atje, njerëzit e Berishës kishin mbërritur, ndërsa selia ishte blinduar.

Pse u blindua Partia Demokratike? Unë isha dakord ditën e fundit, kur pashë që Berisha kishte lëshuar jehona nga mali për të thënë që unë do ju sulmoj “do e nxjerr Lul Bashën me pekule nga zyra” tha. Gaz Bardhi ishte atje, asistonte në saldimin e blindit të Partisë Demokratike.

Tani le të thotë pse e blinduam Partinë Demokratike, pse na futën në sherr, pse ne na çuan deri në kufijtë e eliminimit fizik se mund të kishte marrë edhe ndryshe ajo rrjedhë ato ditë. Unë jam gjendur si në kurth aty. Sepse më ka ardhur një sms “hajde se s’ka problem” unë shkova aty brenda dhe gjeta njerëzit e Berishës.

Protesta e Berishës ishte njoftuar në orën 12:00 të mesditës, ata kishin shkuar që në 10:30. Sot me këto përqafime dhe me pirueta që bëjnë këta, mund të ishin në borxh me familjen e ndonjërit që mund të humbte jetën aty”, tha Roland Bejko në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje