TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 15:08

Bardhi letër presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për komisionit hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi letër presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për komisionit

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi i ka kërkuar Presidenti të Republikës që të bllokojë ligjin për komisionet hetimore.

PS ndryshoi ligjin duke vendosur kushte të forta për ngritjen e një komisioni hetimor. Bardhi kërkon nga Bajram Begaj që të kthejë për rishqyrtim ligjin.

Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.

Sipas Bardhit, ligji i propozuar dhe miratuar vetëm me votat e socialistëve, ka në vetvete tre qëllime kryesore:

Ligjërimin e vendimmarrjeve antikushtetuese të deritanishme për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore;

Vendosjen nën kontroll të plotë të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore; dhe në rast të ngritjes së komisioneve hetimore, pamundësimin e ushtrimit të kontrolli hetimor parlamentar efektiv.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje