TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2026, 10:26

Raporti i IBAR, Bardhi i kundërpërgjgjet Ramës: BE-ja i vendosi Shqipërisë 34 kushte të rënda

Shkruar nga Pamfleti

Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.

Raporti i IBAR, Bardhi i kundërpërgjgjet Ramës: BE-ja i vendosi
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është kundërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama për opozitën.

Sipas Bardhit, është vetë Rama që që e ndal Shqipërinë europiane, teksa ka teguar edhe disa nga kushtet e rënda që Brukseli i ka vendosur vendit për miratimin e raportit IBAR që hap rrugë në të ardhmen për mbylljen e kapitujve të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

"Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane.
Quhet Edi Rama.
Për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vetëm për Grupkapitullin e Themeloreve, BE-ja i vendosi Shqipërisë 34 kushte të rënda. Sepse Edi Rama mbrojti me votë në Parlament korrupsionin dhe i siguroi Belinda Ballukut imunitet nga arrestimi i SPAK-ut.
Në 34 kushtet për Shqipërinë, Bashkimi Europian shpreh zyrtarisht keqardhje për vendimin e Parlamentit në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe i kërkon Kuvendit të zbatojë standardet europiane për imunitetin.
Me një gjuhë të papërdorur më parë për Shqipërinë, BE-ja e quan korrupsionin “shqetësim vendimtar”, duke e rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë.
Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.
Për herë të parë në një dokument zyrtar negociues, BE-ja identifikon si problem për zgjedhjet rrjetet e patronazhimit: sistemin me të cilin PS kontrollon votën përmes administratës shtetërore.
Për herë të parë, BE-ja kërkon zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR-it si kusht zyrtar për mbylljen e negociatave. Sepse zgjedhjet e Edi Ramës nuk kanë qenë kurrë të tilla.
BE-ja kërkon “mbikëqyrje efektive dhe të papenguar parlamentare, përfshirë komisionet hetimore”; një të drejtë që Rama ia ka mohuar sistematikisht opozitës.
BE-ja kërkon edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që Rama i ka injoruar, vonuar ose nuk i ka zbatuar fare.
Grupkapitulli i Themeloreve hapet i pari dhe mbyllet i fundit.
Por pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat.", shkruan Bardhi.

 

be-ja i vendosi shqipërisë 34 kushte të rënda raporti i ibar

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shan muti kaken. Besoj se Europa me shume eshte shqetesuar nga sherret qe ben ky birbo ne parlament duke bere gangsterin e fshatiti me corape leshi.

    Lini një Përgjigje