TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Maj 2026, 09:50

"Shqipëria po vulos mbylljen e negociatave"/ Miratimi i raportit të IBAR, pse Rama tregon vetëm gjysmën e së vërtetës?

Shkruar nga Pamfleti

Lajmi që u shit si sukses i madh nga qeveria Rama, miratimi i raportit IBAR që  hap rrugë në të ardhmen për mbylljen e kapitujve të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së është shoqëruar me kushte shtesë dhe monitorim më të fortë mbi procesin.

"Shqipëria po vulos mbylljen e negociatave"/ Miratimi i raportit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar se më 26 maj, në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian që vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Teksa vijon prej ditësh me lajmet për mbylljen e negociatave, Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat ndaj opozitës, që sipas tij duan izolimin e vendit.

“Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari. Kështu, më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha kryeministri.

Sipas tij opozita tentoi të të dëmtojë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare, jo vetëm me deklarat por edhe protesta të dhunshme me molotov në Tiranë, por edhe të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë.

“Ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës. Mblidh benzinë e hidh bombë artizanale me vandalë të paguar, u lëshuan po ashtu kanaleve e portaleve të Shqipërisë për t’i helmuar shqiptarët. Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit gjithashtu një lajm i mirë është edhe disbursimi i 49 milionë eurove të tjera në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 

“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes. Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme”, theksoi Rama.

Por çfarë nuk u thotë Rama qyetarëve shqiptarë, sëbashku me Berishën?

Lajmi që u shit si sukses i madh nga qeveria Rama, miratimi i raportit IBAR që hap rrugë në të ardhmen për mbylljen e kapitujve të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së është shoqëruar me kushte shtesë dhe monitorim më të fortë mbi procesin.

Për të kuptuar se ku ndodhemi në këtë proces është një krahasim me një vend tjetër kandidat, Malin e Zi, që ndodhet pak më para nesh në rrugën drejt Brukselit. 

Në fakt Podgorica e ka kaluar këtë fazë para nesh duke e miratuar raportin IBAR në qershor 2024. 

Ndryshimet janë reflektuar në versionin përfundimtar të raportit IBAR, i miratuar më 21 maj, ku janë shtuar një sërë vërejtjesh dhe kriteresh të reja krahasuar me draftin e 2 shkurtit. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar publikisht mbi këto zhvillime, teksa kreu i PD-së Sali Berisha është fokusuar te pjesët kritike të dokumentit.

Në daljet televizive, Berisha krahasoi draftin fillestar me variantin final të raportit, duke theksuar ndryshimet e bëra pas diskutimeve në grupin Coela gjatë muajve të fundit.

Në dokumentin e përditësuar, korrupsioni në vend cilësohet si “shqetësim thelbësor”, një formulim më i ashpër se ai i përdorur në draftin e parë, ku përmendej si “shqetësim serioz”. Raporti kërkon gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve me standarde të barabarta dhe përmend për herë të parë ndikimin e patronazhistëve në proceset elektorale.

Një tjetër pikë e evidentuar lidhet me sulmet ndaj SPAK-ut dhe sistemit gjyqësor. Në raport përmenden presionet dhe deklaratat e niveleve të larta politike ndaj institucioneve të drejtësisë, çka interpretohet si referencë ndaj qëndrimeve të kryeministrit.

Po ashtu, dokumenti përfshin edhe kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke iu referuar standardeve të Komisionit të Venecias mbi imunitetin parlamentar. Kjo kërkesë është mbështetur veçanërisht nga vende si Gjermania dhe Holanda.

Megjithatë, ndonëse raporti rendit një sërë problematikash, ai i ka hapur rrugë Shqipërisë për të avancuar më tej në procesin e integrimit europian. Sipas kritikëve, si Rama ashtu edhe Berisha kanë zgjedhur të nxjerrin vetëm pjesë të interesit të tyre politik nga dokumenti, pa paraqitur të gjithë përmbajtjen e tij.

shqipëria po vulos mbylljen e negociatave edi rama

9 Komente

  1. N
    Ndërgjegjja

    Sipas këtij artikulli merret mesazhi se mengeneja po shtërngohet gjithnjë e më shumë rreth të ndenjurave dhe fytit të klikës së pangopur politike shqiptare.

    1. E
      Enea

      O Zoti Kryeminister. ! Mjaft me guida turistike neper bote. Kthehu ne atdhe dhe merr persiper detyrimet dhe pergjegjesite e punes qe ke. Sjellja dhe jetesa jote si mbret eshte e turpshme dhe e papergjegjshme. Ky vend ku ne skllaverit e tu jetojme, nuk po qeveriset. Perkundrazi po shkaterrohet dhe behet gjithmje e me shume i pabanueshem. Po na shtypin betonierat. Gropa e beton kudo. Asnje rruge asnje investim ne infrastructure vetem leje per ndertime pa kriter. Asnje park, anje hapesire e gjelber shtese. As trotuare as parkime U asfiksuam. Kazan te mbushur tej per tej me plehra dhe askush nuk i pastron. Me ngritjen e temp do na zene semundjet. Qelbet gjithe qyteti SKANDAL. Jo me larg se dje ne bulevard nuk kaloje dot. Nje zhurme lemeritese, tej cdo norme te ndotjes akustike. O zoteri mos rri rrugeve po hajde ul bythen dhe merru me keto pune. Sa nuk eshte vone. Nuk di cfare te perrallisin ata qe te rrine afer, por mos e le enen te mbushet se nuk do kete as lob cifut as lob amerikan qe do te dale per zot. Mjaft me.

      1. I
        Iona

        Lobi ortodoks ne BE Korfuzi shtuar gjithashtu kushte shtese per te gllaberuar troje shqiptare. Do vihet ne vend porosia e careve ruse dhe Hrushovit kur erdhi ne Shqipëri.

        1. k
          k

          Ku ti dërgoj çertifekatat e pronësisë ,zot.Rama të kujtohesh se ato i perkasin pronareve të ligjshëm,jo oligarkëve drogaxhij ?

          1. a
            arianiti

            Ptu, fytere e ndyre. Tall nje popull edhe me veshje e akcesore putanash!

            1. H
              Hasoni

              Te mjeret ne, tashme jo me nga ky hajdut por nga media te tilla qe i japin fryme ketij makuti. Te gjitha mediat perfshire edhe kete faqe jane kthyer ne zedhenes te edrames. Edhe kur duan te bejne "investiguesin", "parimorin" e bejne aq bukur sa vazhdojne njesoj si edrama "fajin e ka saliu". Saliu edhe pse konkuroi me veten e tij, as merhumi nuk e ka bere nje gje te tille, prape historia do ta gjykoje per te gjitha poshtersite qe i ka bere ketij kombi, por ju si media ne vend qe ti bini drejt gjithshkaje jeni kthyer ne zedhenes te edrames. Edhe juve historia do ju "vleresoje" per ate qe jeni, ashtu siç ju ka vleresuar edhe miku juaj "media kazani"

              1. b
                berti

                Ky palaco as kur merr fryme, nuk mund te besohet. Ne historine e Shqiperise ky moster do mbahet mend se njeriu me i urryer i ketij populli. Vetem shkaterrim, kudo korrupsion. Gjithcka nje genjeshter e madhe.

                1. S
                  Socialisti

                  Ore miq a dini gje kur i ka zgjedhjet per Kryetar Partie se jemi te shqetesuar.Se shoku Sali mezi fitoi dhe ajo gare e forte kemi frike se do reflektohet edhe ne PS. Dhe mos na humbase shoku EDI se do jete gjeme e madhe per ne Socialistet.(Mallkuar ai qe e futi nga dritarja ket klysh kurve)

                  1. e
                    eni

                    Tashme mbreti ka dale lakuriq. Eshte ne grahmat e fundit te pushtetit te tij. I ka ardh fundi dhe mashtrimit dhe propogandes cdo gjeje. Ky individ eshte armik i ketij kombi dhe ketij vendi. Hajdut ordiner, i papergjegjshem, qe per dite e me shume po e shkaterron me deshire dhe ndergjegje kete vend.

                    Lini një Përgjigje