Llogaria zyrtare e “Bordit të Paqes” në rrejtin social në X, të themeluar nga Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria.
Lajmi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.
Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.
Shqipëria e përfaqësuar nga kryeministri Rama nuk mori pjesë.
Kreu i qeverisë tha në Parlament se nuk ishte i pranishëm, pasi zgjodhi që të priste në Shqipëri vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.
Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës.
Urime o Popull, ja edhe nje borxh prej 1 miliarde USD pervecse bechetit (150 mln), vjedhjeve te ballukut (miliarda)e qindra miliona te tjera rrugeve te shqiperise per asfalt fallco..Kush te doje mund edhe te zbavitet ne trojet e atdheut te shitura per 1 Eur apo ne sazanin e falur