TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2026, 22:25

“Drejtësia është e kalbur”, Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend: Qytetarët lihen rrugëve, ju hani petulla me Nutella

Shkruar nga Pamfleti
“Drejtësia është e kalbur”, Saimir Korreshi
Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka marrë fjalën në Kuvend, duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën socialiste për dështimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Me një ton të ashpër dhe plot ironi, Korreshi tha se drejtësia në vend është “e kalbur” dhe “e mbaruar”, ndërsa sulmoi jo vetëm qeverinë por edhe SPAK-un, të cilin e cilësoi si selektiv në veprimet e tij.

Sot edhe SPAK bën hetim penal për të gjithë policët që kalojnë kufirin me 50 mijë lekësha. Ju flisni për ndërtimet pa leje, por kush i kishte bashkitë? I paskeni pasur të gjithë të punësuarit sylesh. Po na çani dërrasat këtu në Parlament,” tha Korreshi në mes të debatit, duke akuzuar qeverinë për hipokrizi dhe për përdorim politik të institucioneve të drejtësisë.

Deputeti demokrat solli edhe raste konkrete të qytetarëve të lënë në harresë nga shteti. “Një njeriu në Lushnje i është djegur shtëpia, nuk ka marrë asnjë lek. Një tjetër lutej për shtëpi sepse i vdiste babai, dhe i vdiq pa ndihmë. E ndërkohë, ju jeni në terezi, me petulla, mjaltë e Nutella. Po shqiptarët për të bërë një divorc duhet të sorollaten 7 vjet në gjykata,” theksoi ai.

Korreshi kërkoi që Kuvendi të mos bëjë më “shfaqje” dhe t’i kthehet realitetit të qytetarëve. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te SPAK-u, por në të gjithë sistemin që sipas tij është i kontrolluar politikisht dhe i paaftë për të dhënë drejtësi. Në fund të fjalës, ai u bëri thirrje kolegëve socialistë që të mos bëjnë më “moral me gojë plot”, ndërsa realiteti është mjerim.

korreshi parlament drejtesia

Lini një Përgjigje