TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 09:13

Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova, thuaje sërish!

Shkruar nga Pamfleti
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. 

Teksa po diskutonte për Kosovën, ai është përplasur me një gazetar britanik për çështjen e emrit.

‘Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh.

Ne Shqiptarët kemi dy shtete dhe 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thuaje me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në.’, tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu është pyetur nga një shqiptaro-britanik se çfarë duhet të bëjë komuniteti shqiptar në Britani për të ndryshuar perceptimin që është krijuar për ta.

Rama u shpreh se kontributet e komunitetit shqiptar në Britani do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman. E sa i përket Sekretares së Brendshme, Rama tha se ajo nuk ka kërkuar ndjesë për ato që ka thënë për emigrantët shqiptarë sepse nuk i vjen keq. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, komuniteti nuk ka çfarë të bëjë asgjë, por të vazhdojë të tregojë veten siç e ka treguar deri tani, duke nderuar flamurin shqiptar dhe atë britanik.

rama londër kosova

Lini një Përgjigje