TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 08:20

Rama bën klounin në Londër: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’iu mbrojmë nga Putini

Shkruar nga Pamfleti
Rama bën klounin në Londër: Nëse rusët pushtojnë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat, sidomos atë të emigracionit, me nota ironie Rama tha: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”., u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

Ndërkohë qeveria britanike ka reaguar mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me Rishi Sunak. Ajo që bie në sy është se autoritetet shqiptare duket se do të dorëzohen te ato britanike. Përtej retorikës së Ramës se mbron emigrantët shqiptarë, në fakt vizita e tij në Londër ka vulosur paktin me Londrën për t’i dëbuar të gjithë.

Ajo që bie në sy është se në deklaratë përmenden shumë herë bandat shqiptare, trafikantët, kriminelët, etj. Ndërkohë po ashtu qeveria britanike do të sjellë ekspertë në Tiranë të shohë kapacitet e burgjeve për të ekstraduar të dënuarit. Po ashtu vihet re se emigrantët nuk kanë fituar asgjë. Nuk përmendet askund që Rama të ketë kërkuar leje-qëndrime apo diçka më shumë për trajtimin e tyre.

 

rama londër

Lini një Përgjigje