
Ilir Meta vijon t’i druhet një bashkëpunimi të mundshëm mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Pak ditë më parë ai deklaroi se një gjë e tillë do i jepte fund koalicionit, por sot e ka përmendur sërish.
Meta i ka dërguar mesazh Berishës që të bëjë kujdes se Rama është i korruptuar si duket Iliri ka frikë se mos përsëritet një skenar si ai i 2008 ku Rama e Berisha u bënë bashkë për të eliminuar Metën me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
“Mes nesh ekziston një bashkëpunim dhe harmoni e plotë, formula jonë është të fitojmë kudo. Nuk ka asnjë problem për ndarjen e këshilltarëve. Vetëm për 2 çështje ndahem me Berishën, nëse bashkëpunon me Ramën dhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin. Për gjëra të tjera nuk ndodh. Rama është i përjashtuar nga çdo bashkëpunim, jam përpjekur të mos e përjashtojë veten nga e ardhmja e Shqipërisë. Gjëmat që ka bërë ai, ka korruptuar dhe shefin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, ka zbrazur vendin nga rinia e shumë të tjera.
Unë e kam thënë më parë, i kam quajtur si amerikanë të Edi Ramës, unë nuk e kam takuar asnjëherë McGonigal, kam qenë në dijeni të aktivitetit të Ramës për të korruptuar zyrtarë ndërkombëtarë për t’i përdorur kundër opozitës dhe presidentit. Kemi qenë në një takim kur kam qenë kryetar parlamenti ku ka qenë dhe Neza. Ka qenë kërkesë për një darkë për marrëdhënie me kinezët në një kohë kur marrëdhëniet ishin të mira me ta. Për Nezën nuk mund të thosha që mos të ishte aty, njoh rreth 50 miq nga Tropoja me mbiemër Neza”, tha ai.
Lini një Përgjigje