TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 21:49

Ilir Meta harron Malin me Gropa: Raporti i DASH në koherencë me qëndrimet e mia

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta harron Malin me Gropa: Raporti i DASH në koherencë me

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, duket se e ka dredhur sa i takon raporteve me amerikanët. Deri dje ai deklaronte se ata donin ta vrisnin te Mali me Gropa, ndërkohë sot shprehet se është në unison me ta.

Teksa ka komentuar raportin e DASH, Meta ka thënë se ata shprehin qëndrimet e tij. Por teksa vjen puna te shpallja “non grata” e Berishës ai e ka dredhur.

Qëndrimi im për non gratat e Berishës, ishte i qartë që në fillim, edhe kur isha president. Raporti i DASH është në koherencë me qëndrimet e mija të mëparshme për kapjen e gjyqësorit nga Rama dhe keqpërdorimin e qëllimeve të ndërkombëtarëve.

Raporti i DASH prej kohësh e ka bërë të qartë se vendi ynë po kthehet në qendër trafiku kokaine, madje edhe qendër logjistike.

Raportet e DASH në përgjithësi kanë qenë serioze”, tha ai në një intervistë.

meta shba dash

Lini një Përgjigje