TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 19:36

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: Nuk do e ndjek kurrë modelin tuaj politik, por do ta luftoj me sa fuqi të kem

Shkruar nga Pamfleti

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit: Nuk do e ndjek

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalës që mbajti sot në Kuvend, në seancën e tij të fundit pasi dorëzoi mandatin, shprehu kritika jo vetëm ndaj qeverisë por edhe ndaj vetë PD-së.

Ai tha se parlamenti i ka kthyer shpinën qytetarëve, teksa akuzoi edhe kolegët e PD-së, për të cilët tha se sherri brenda partisë nuk i ka shërbyer interesit të popullit.

“Me shumë kolegë të PD-së, jemi munduar të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesit publik, të ngremë kauza, të luftojmë korrupsionin, si me denoncimet që kemi bërë, apo me raste konkrete si ai i komisionit hetimor për aferën e inceneratorëve. Por, nuk mund të them se ja kemi dalë sa duhet. Nuk kemi shkëlqyer as ne, pasi edhe në mesin tonë, në një moment nxori krye një përplasje e brendshme, që na mori shumë kohë e shumë energji. Dhe, edhe pse kemi qëndruar mbi disa parime e vlera, nuk mund të them se i kemi shërbyer qytetarëve me sherr najën tonë dhe as e kemi mbrojtur dot më së miri interesin e tyre”, pohoi Këlliçi.

Këlliçi foli edhe për modelin që ka ofruar ajo sallë dhe politika e në veçanti rilindja. Ai tha se e refuzon këtë model, dhe shtoi se do ta luftojë atë me sa fuqi të ketë.

Unë kam ende shumë për të mësuar, se për fat jam ende i ri. Por një gjë e di mirë. Modeli politik që keni ofruar ju, kjo sallë, ky kryeministër dhe kjo qeveri, nuk do të jetë kurrë modeli që unë do të ndjek. Por do te jetë modeli që do ta luftoj me sa fuqi do të kem”, deklaroi Këlliçi.

këlliçi lë mandatin

Lini një Përgjigje