TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 19:15

Ramazani bashkon politikën, Meta, Balla, Veliaj, Begaj e Yuri Kim bashkë në të njëjtën tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Ramazani bashkon politikën, Meta, Balla, Veliaj, Begaj e Yuri Kim

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë bashkë politikën shqiptare. Ditën e sotme Ilir Meta, Taulant Balla, Erion Veliaj, Bajram Begaj dhe ambasadorja Yuri Kim janë ulur në të njëjtën tavolinë, duke ngrënë bashkë iftarin e parë të Ramazanit.

Ka qenë Meta, ai i cili ka njoftuar në rrjetet sociale, duke ndarë dhe fotot e iftarit.

Kënaqësi e veçantë të bashkohesha sot në Iftarin e parë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Vëllezër e motra shqiptarë kudo ku ndodheni, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar! Sjelltë ky Muaj i Shenjtë bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare”, shkruan Meta.

ramazani politika iftar

Lini një Përgjigje