TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2023, 18:59

Rishi Sunak pret Ramën: Të rrisim bashkëpunimin për emigrimin e paligjshëm

Shkruar nga Pamfleti

Rishi Sunak pret Ramën: Të rrisim bashkëpunimin për

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka pritur në një takim sot kryeministrin Edi Rama, ku ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes Shqipërinë sa i takon emigrimit të paligjshëm.

Sunak tha se përveç çështjes së emigrimit me homologun shqiptar në fokus të bisedës ka qenë dhe bashkëpunim ekonomik.

Pak kohë më parë Britania mori masa të ashpra ndaj emigrantëve dhe fokusi u përqendrua te shqiptarët. Madje nuk munduan sulmet dhe akuzat ndaj refugjatëve nga vendi ynë. Kryeministri sot mbërriti në Londër ku pati disa takime, përfshirë dhe Rishi Sunak.

Z.Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britani dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu”, u shpreh Sunak para nisjes së takimit.

Gjatë bashkëbisedimit me Sunak, Rama shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për emigrimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Anglisë dhe goditjes së bandave kriminale, pjesë e të cilave janë dhe persona nga Shqipëria.

Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona.

Sikurse ju e thatë, ne po bashkojmë forcat për të bërë gjithçka për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëzit e pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve.

Në të njëjtën kohë, unë ju falënderoj sepse është një mundësi të theksojmë se ashtu si jo të gjithë britanikët nuk janë James Bond ose Mr. Bean, jo të gjithë shqiptarët janë si disa karaktere të jashtëligjshme.

Djali që vjen me gomone… nuk është vetëm ai shqiptari, por është pjesë e një kornize të gjerë. Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kënduar për ju.

Ne duam t’ju sigurojmë se komuniteti shqiptar këtu ndihet jo vetëm i sigurt, por dhe i nderuar. Objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë këtë betejë. Jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin midis nesh. Jam vërtet serioz për të pasur marrëveshje jo thjesht në fjalë. Pres që të bëjmë më të mirën së bashku”, tha ai.

sunak rama emigrant

Lini një Përgjigje