
Për më pak se një orë, Rama doli nga takimi dhe nuk pati asnjë njoftim. Ajo që ra në sy është se ndryshe nga pompoziteti që Rama i dha takimit dhe çështje së emigrantëve, Sunak e zbuti disi.
U përcoll me shumë bujë vizita e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe, por duket se skema e të vetëshpallurit “lider global” nuk eci dhe aq shumë.
Rama ishte sot në Londër dhe u kujdes që çdo detaj nga takimet dhe vizita ta përcillte te mediat e Tiranës përmes gazetarëve të besuar që kishte marrë me vete. Po ashtu Rama doli dhe te një nga radiot e BBC duke sulmuar britanikët për akuzat ndaj emigrantëve. Por teksa pritej me shumë kureshtje takimi me Rishi Sunak, në fakt duket se nuk ndodhi ajo që pritej.
Flitej se do të kishte një konferencë shtypi, gjë që nuk ndodhi. Po ashtu Sunak e priti Ramën në holl ku këmbyen disa fjalë. Rama ishte ai i cili foli gjëra e gjatë, por kryeministri britanik foli shkurt dhe preku vetëm me një fjali çështjen e emigrantëve.
“Z.Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Doëning Street. Britani dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu”, u shpreh Sunak para nisjes së takimit.
Për më pak se një orë, Rama doli nga takimi dhe nuk pati asnjë njoftim. Ajo që ra në sy është se ndryshe nga pompoziteti që Rama i dha takimit dhe çështje së emigrantëve, Sunak e zbuti disi. Retorika e tij ishte shumë më ndryshe se ajo e kryeministrit shqiptar, teksa theksoi se tryeza ishte dhe për fusha të tjera. Dyshimet janë se Rama u thirr në Londër thjesht për të firmosur marrëveshjen e riatdhesimit të emigrantëve dhe kaq. Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar se çfarë prodhoi takimi.
Ndërkohë ka dhe nga ata që e kanë parë vizitën e Ramës si një lloj show dhe fushatë para zgjedhjeve. Çështja e emigrantëve ka muaj që diskutohet dhe kryeministri u kujtua vetëm tani të shkojë në Londër dhe të diskutojë nga afër. Por duhet theksuar se takimi sot duket se i shërben dhe Ramës ashtu dhe Sunak.
Shqipëria është prag zgjedhjeve dhe Rama po mundohet të marrë kredo politike nga emigrantët. Nga ana tjetër fituesi më i madh është vetë Sunak, i cili po mundohet të zgjidhë krizën e emigrantëve për të dalë fitues në zgjedhjet britanike që po afrojnë. Pra Rama duket se po e ndihmon që ai t’ia dalë, duke i dhënë mundësinë e një marrëveshje për emigrantët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje