TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 08:02

'O HAJDUT'/ Shqiptari revoltohet ndaj Ramës në Britani: Të të vijë turp nga vetja, bosat e drogës vijnë këtu (Video)

Shkruar nga Pamfleti

'O HAJDUT'/ Shqiptari revoltohet ndaj Ramës në Britani:

Kryeministri Edi Rama nuk do e priste një protestë nga një shqiptar në Britani, por kështu ndodhi gjatë vizitës së djeshme.

Teksa po hynte në zyrën e kryeministrit britanik, Rishi Sunak disa fjalë fyese nga një shqiptari i revoltuar iu thanë ndaj Ramës, teksa ky i fundit nuk u shqetësua aspak.

Ndërsa ishte duke zbritur nga mjeti i cili e shoqëronte, Rama u fut në anën e pasme të godinës '10'.

Por, aty e priste një shqiptar, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante 'Edi Rama'. 

Sapo Rama zbriti nga makina, shqiptari bërtet me të madhe 'hajdut', e më pas e cilëson kreun e shtetit shqiptar kriminel. 

'O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu'

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama u takua me Rishi Sunak. Konkluzioni i takimit ishte se të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë së Madhe do të kthehen në atdhe. Të dy ranë dakort për të çuar përpara prioritetin e përbashkët për eliminimin e emigrimit të paligjshëm dhe ndëshkimin e bandave kriminale të trafikimit të njerëzve. Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për të frenuar udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

rama londër kriminel

Lini një Përgjigje