
Gazetari Andi Bushati ironizoi deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se nuk kishte dijeni për “ata hanë mollë e dardha pas shpinës së tij”, duke iu referuar këtu vjedhjeve nga politikanët e krahut të majtë.
I ftuar në emisionin "Now" në "Euronews Albania", Bushati tha se deklaratat e Ramës se nuk ka informacione për vjedhjet që bëhen dhe se nuk ka në dorë SPAK, janë thjeshtë lojë, pasi sipas tij kryeministri kontrollon dhe vjedh gjithçka. Bushati shtoi gjithashtu se parat që Rama vjedh në Shqipëri i ndan më pas me Tony Blair e të tjerë.
“Ky kur i kontrollojnë SPAK-un nuk di gjë, kur i vjedh Ter Koka me Ben Ahmetajn ky s’di gjë. Ti në punën tënde dhe unë në punën time kur nuk kuptojmë gjë se ç’bëjnë ata që kemi poshtë, ndoshta jemi njerëz të ndershëm, por s’jemi për atë punë dhe ikim se në qoftë se je atje dhe të vjedhin, të kontrollojnë SPAK-un dhe ti flet me Shinakun [Sunak] si e ka ai, atëherë rri kot o zotëri, por në fakt ai nuk rri kot dhe të gjitha i kontrollon vetë, të gjitha i vjedh vetë,” u shpreh Bushati.
Lini një Përgjigje