Komisioni do përdoret për të ndëshkuar këdo media që nuk i shkon përshtat qeverisë.
Mazhoranca ka ngritur komisionin, i cili do të tentojë të vërë nën kontroll mediat.
Bëhet fjalë për komisionin kudër dezinformimit, por qëllimi i tij është të kufizojë fjalën e lirë. Komisioni u ngrit me 73 vota pro dhe 7 kundër sot në seancë.
Përbërja e tij do të jetë: 1. Erjon Braçe kryetar (PS); 2. Etilda Gjonaj sekretare (PS); 3. Bledar Çuçi anëtar (PS); 4. Pandeli Majko anëtar (PS); 5. Mimi Kodheli anëtare (PS); 6. Enslemvera Zake anëtare (PS); 7. anëtar/e (PD); 8. anëtar/e (PD); 9. anëtar/e (PD); 10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim); Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)/
PD nuk ka dërguar anëtarë të saj, ndërkohë që duket e partia e Idrizit dhe Mediut janë bërë pjesë.
Të gjithë e dinë se ky komision do përdoret për të ndëshkuar këdo që nuk i shkon përshtat qeverisë. Ky komision fare lehtë mund të pretendojë se “X” lajm është sponsorizuar nga Rusia dhe merr masa ndaj një portali të caktuar. Po ashtu do kufizohet fjala e qytetarëve në rrjetet sociale.
"Komisioni i Posaçëm duhet të identifikojë masat administrative dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit tëe legjislacionit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problematikave të identifikuara, veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjëshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet me qëllim bërjen sa më transparente të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajten e lajmit/informacionit, si dhe pa cënuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara joautentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes", thuhet në propozim.
Nëse shohim raportet ndërkombëtare mbi ndikimin rus, në asnjë prej tyre nuk përmendet Shqipëria. Në të gjithë rajonin, i vetmi vend që ka qenë imun ndaj ndikimit rus ka qenë Shqipëria. Po ashtu, nuk ka ndonjë media që t’i krehë bishtin Rusisë. Por në mënyrë krejt të fshehtë socialistët dolën me një propozim të tillë. Askush nuk ka dalë të japë një sqarim publik dhe të konsultohet me mediat. Por duket se të mërkurën e gjitha do mbyllet dhe më pas nis gjyqi ndaj portaleve. /Pamfleti
Lini një Përgjigje