
Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupi i Rithemelimit, Gazment Bardhi është kërkuar ndryshimi i përbërjes së strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës.
Kështu është propozuar që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e Rithemelimit.
Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi.
Sa i takon Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Gazment Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj duke e zëvendësuar atë me Oerd Bylykbashi. Ndërsa deputetja tjetër e PD, Gerta Bardele të zëvendësohet me Dhurata Çupin.
Ndërsa anëtarët e tjerë demokrate mbeten siç janë, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.
Nga Këshillin për Legjislacionin është hequr Enkelejd Alibeaj dhe është vendosur anëtare Dhurata Cupi (ka qene anëtare zëvendësuese) dhe anëtare zëvendësuese është bere Lindita Metaliaj.
Ndërkohë në përputhje me pikën 2, të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshimet si më poshtë vijon:
Në përputhje me pikën 3, të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, bëhen ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si më poshtë:
Gazment Bardhi – Anëtar;
Agron Gjekmarkaj – Anëtar;
Saimir Korreshi – Anëtar;
Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;
Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:
Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:
Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:
Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):
Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);
Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).

Lini një Përgjigje