Gazetarja e njohur Fatjona Mejdini, ka reaguar rreth debatit të përfshirjes së Edi Ramës në zgjedhjet evropiane duke përdorur si mekanizëm kartën e emigrantëve.
Vizita e Melonit në Tiranë disa ditë para zgjedhjeve dhe përdorimi i kartës së emigrantëve të huaj prej saj, kanë bërë të shpërthejnë akuzat.
Në lidhje me këtë, Mejdini shkruan se Rama ka vetëm përfitime personale nga pakti për emigrantët.
“Edi Rama nuk është as fashist, as mirënjohës, as italofil, është vetëm pragmatist. Vendimi për t'i lejuar Italisë të ndërtojë kampe në Shqipëri për emigrantët nga vendet e Afrikës është një lëvizje e kalkuluar diplomatike për ta pajisur Shqipërinë me fuqinë që të jep përdorimi i emigrantëve si armë, të cilën (fatkeqësisht) mund ta përdorësh për të shantazhuar dhe përfituar më shumë nga BE. Rama ka parë sesi emigrantët po përdoren si armë nga vende anëtare ose jo në BE dhe tashmë do pjesën e tij të kekut!”
Giorgia Meloni erdhi për një vizitë vetëm 150 minutëshe në Shqipëri për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes për azilkërkuesit që parashikon ngritjen e dy qendrave, atë të pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe akomodimin e tyre në Gjadër.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, si Rama, ashtu edhe Kryeministrja italiane hodhën poshtë akuzat pas pubikimit të emisionit “Report” në Rai3 se qeveria shqiptare është narkoshtet.
Ndërsa Rama i ktheu përgjigje kritikëve se çfarë përfiton Shqipëria nga ngritja e këtyre dy qendrave.
“Ne nuk kemi kërkuar asnjë Euro, se po të kishim kërkuar nuk do ishim ne. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këta kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi kjo marrëveshje është komentuar deri tek dhënia e tenderave të qendrës malavitës shqiptare. Gjithçka administrohet nga pala italiane”.
Sipas marrëveshjes së firmosur në 6 Nëntor të vitit të kaluar, në këto dy qendra do të trajtohen të gjithë emigrantët që mbërrijnë nga Afrika në brigjet e Italisë.
Lini një Përgjigje