
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është përplasur me dy deputetët demokratë gjatë seancës parlamentare, e cila është shoqëruar me tensione.
Teksa ministri mori fjalën për të folur në Kuvend për të folur për projekligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”, Gazment Bardhi iu drejtua duke i thënë “o përfaqësues i bandave”.
“Ik ore, ik mos u bëj qesharak”, iu kundërpërgjigj Peleshi. Ndërkohë ndëhyri edhe Flamur Noka i cili e quajti “narko”.
Replikat:
Bardhi: O përfaqësues i bandave
Peleshi: Ik ore, ik mos u bëj qesharak.
Jemi votuar Flamur për këtë punë, do ta bëjmë deri në fund.
Peleshi: Ehe, po po! Edhe ti Flamur. Po s’ka lezet
Lini një Përgjigje