
Tani sfida është për opozitën. Pavarësisht se emrat e tyre u miratuan, do të shihet nëse deputetët do të shkojnë apo jo.
Mazhoranca ka sfiduar hapur partnerët e SHBA dhe BE, të cilët kërkojnë konsensus politik sa i takon komisionit për luftën kundër korrupsionin. Ndonëse opozita ka dalë kundër, mazhoranca vetëm me votat e saj miratoi përbërjen e këtij komisioni, duke futur madje dhe emrat që i takojnë opozitës. Përbërja u miratua me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 7 kundër.
Sipas vendimit, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).
Për të qenë më të saktë, komisioni do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ndërsa anëtarë janë: Klotida Bushka anëtare (PS); Eduard Shalsi anëtar (PS); Etilda Gjonaj anëtare (PS); Evis Kushi anëtare (PS); Toni Gogu anëtar (PS); Jorida Tabaku anëtare (PD); Dhurata Tyli anëtare (PD); Sorina Koti anëtare (PD); Flutura Açka anëtare (PD). Ndërkohë i është lënë një vend bosh PD-së, duke qenë se Tabaku drejton Komisionin e Çështjeve Evropiane dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit. Pra, këta janë deputetët që pritet të hedhin në erë reformën.
Tani sfida është për opozitën. Pavarësisht se emrat e tyre u miratuan, do të shihet nëse deputetët do të shkojnë apo jo. Sinjalet janë se pazari është mbyllur dhe ata do të shkojnë, por do të shohim në ditë në vijim.
Votimi sot është një sfidë ndaj SHBA dhe BE. Ambasada Amerikane dhe ajo e BE dolën pak ditë më parë me një reagim, duke treguar se ata e kanë kuptuar se në fakt kemi të bëjmë me një pazar të pistë mes Edi Ramës dhe “non gratës” Sali. Sipas tyre, nuk duhet të veprohet në mënyrë të njëanshme.
“Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehej ambasada amerikane. Por Rama vijon me këmbënguljen tij, duke treguar qartë se fshihet diçka tjetër. Nxitimi i tij tregon frikën e SPAK dhe po tenton me të gjitha mënyrat të ndalë atë që po vjen. /Pamfleti
Lini një Përgjigje