TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 13:59

Rama kritikon kryebashkiakët në Cërrik: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë!

Shkruar nga Pamfleti

Rama kritikon kryebashkiakët në Cërrik: Jeni shkëputur nga

Rama kritikoi kryebashkiakët teksa tha se janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Cërrik, teksa tha se bujqësia duhet të dalë nga koncepti i subvencionit thjesht për mbijetesë dhe të marrë formën e një sipërmarrjeje të mirëfilltë, që sjell fitim dhe jep kuptim të plotë jetës në fshat.

Rama theksoi se vizioni për bujqësinë nuk mund të mbështetet vetëm në ndihma financiare për të mbajtur frymën gjallë, por në një qasje transformuese që synon të krijojë një sipërmarrje rurale të fuqishme.

Më tej, Rama kritikoi kryebashkiakët teksa tha se janë larguar nga lidhja me fshatin dhe nuk e shohin zhvillimin rural si pjesë të përgjegjësive të tyre. Ai kërkoi që bashkitë të bëhen pikë mbështetjeje për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë, dhe jo pengesë për zhvillimin e projekteve.

“Nëse nuk i japim dot bujqësisë profilin e sipërmarrjes dhe mos ti japim atyre qe duan të jenë në fshat të ngrenë një sipërmarrje dhe që të dalin me një fitim që ja bën kuptimplotë jetën në fshat ne nuk e kemi kryer detyrën. Kjo nuk është një histori subvencionesh për të mbajtur frymën, por duhet të jetë një histori për të transformuar frymën e jetës së një sipërmarrje rurale. Ky vend duhet të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme. Ne kemi ambicion që ti kushtojmë më tepër rëndësi agro përpunimit, më shumë rëndësi rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Kjo nuk mund të jetë çështje fati, apo dëshirë e disa individëve, por një strukturë e tërë pune të përbashkët. Pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Duhet të jetë pika e parë mbështetëse për ata që duan të zgjerojnë apo të bëjnë sipërmarrje të reja. Në të gjitha aspektet. Jo siç ndodh shpesh që pushteti vendor të jetë problemi kryesor për të marrë një vërtetim, për të marrë një leje, për të zhvilluar një projekt, në aspektin fizik. Kryetarët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit të infrastrukturës rrugore por nuk e shikojnë si pjesë të punsës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Duhet patjetër të garantojmë kthesë në këtë drejtim”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama tha se linja e re e kredisë për fshatin rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar.

“Kemi vendosur në dispozicion të feremrëve dhe të fshatin një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat. Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të ccelin një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht dhe që rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar”, tha Rama.

Lini një Përgjigje