Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në Cërrik kabinetin qeveritar në një retreat.
Mësohet se se kreu i qeverisë do të mbledhë ministrat e kabinetit qeveritar në një agroturizëm në Cërrik.
Në fokus të takimit do të jetë sektori i bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik.
Ndërkohë jo shumë larg nga vendi i takimit të kabinetit qeveritar, landfilli i Elbasanit vazhdon të jetë në flakë.
Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën.
Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.
E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit.
Lini një Përgjigje