Deputeti dhe Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me ironi dhe tone të forta lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa për këto spekulime nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga këshilltarët e kryeministrit apo vetë ai, Paloka ka reaguar me ironi duke i publikuar edhe foto.
Në postimin e tij në Facebook, deputeti demokrat shkruan:
“Mos ha, pi e thith çfarë të vënë përpara, se do na marrësh në qafë!”
Me këtë shprehje, ai nënkupton se Rama duhet të jetë i kujdesshëm me gjithçka që merr, duke paralajmëruar indirekt për rreziqet që mund të kenë pasojë jo vetëm për të personalisht, por edhe për gjithë vendin.
Paloka shton më tej një paralajmërim të fortë:
“Larg qoftë që të gjejë ndonjë problem, se çfarë do të bëhet me këtë popull dhe me botën pastaj! Kujdes o ‘mret’!”
Në postimin e tij të plotë, ai i bën thirrje Ramës të mendojë për veten e tij duke theksuar se edhe nëse ai po sakrifikohet për popullin, duhet të jetë shumë i kujdesshëm me atë që konsumon dhe merr për shëndetin e tij:
“Mendo pak dhe për vete, o ‘mret’, se po sakrifikohesh për këtë popull. Mos ha, pi e thith çfarë të vënë përpara, se do na marrësh në qafë. Larg qoftë që të gjejë ndonjë problem, çfarë do të bëhet me këtë popull dhe me botën! Me kujdes o ‘mret’!”
Lini një Përgjigje