TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 08:14

“Hajde merri ata kriminelë”/ Përplasja e Ramës me politikanin britanik, deputeti i PS: Farage s’mund të lihej pa përgjigje

Shkruar nga Pamfleti
“Hajde merri ata kriminelë”/ Përplasja e Ramës me
Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage

Deputeti i PS, Lavdrim Krashi komentoi replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Farage rreth shqiptarëve që jetojnë në Britani të Madhe.

Sipas Krashit, ndërhyrja në çështje të brendshmetë britanikëve, siç është Brexit është e pavend, por reagimi i kryeministrit për marrë në mbrojtje qytetarët e vet  në Britani të Madhe është detyrë dhe përgjegjësi.

“Sa i takon Brexit është vendim i popullit britanik, Partia e Farage e ka pasur parim Brexit. Çdo reagim që denigron shqiptarët… si rezultat i intervistës Farage tha ‘hajde merri të gjithë ata kriminelë’ dhe filloi lufta e shifrave. Çfarë vendimi merr populli britanik është çështje e tyre. Por edhe pa u përgjigjur fare nuk mund të lihej ajo, se edhe ne në fund ë fundit, nuk mund ë quhemi të gjithë kriminelë, hajdutë, shumica dërrmuese janë qytetarë që jetojnë me djersën e ballit, që paguajnë taksa dhe kontribuojnë edhe në ekonominë britanike. Është detyrë, është përgjegjësi e çdo kryeministri të mbrojë qytetarët e vet kudo që të jenë”, tha Krashi.

Kritika e Ramës vjen pasi Farage u shpreh i bindur për shifrat, të cilat tha se i kishte verifikuar dy herë.

“Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në: “Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di” Vërtet? Nuk e di? Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë i vë përpara shifrat e Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe thekson se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe janë njerëz që shërbejnë me dinjitet në Britani dhe në profesione të respektuara.

Në fund Rama i kërkon të pranojë se ka gabuar dhe ka fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë Britanisë si të ishte atdheu i tyre.

përplasja e ramës me politikanin britanik

Lini një Përgjigje