Dosja e re e SPAK/ Meta e Kryemadhi kanë notuar mbi pasuri, jetë luksi dhe shpenzime të çmendura në dyqanet më të shtrenjta të botës...
Nëse ka dy persona, të cilët nuk kanë as turp e as moral, janë padyshim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Shqiptarët e kanë ditur që në krye të herës se të dy notonin mbi para, por pasi u hapën letrat, duan t’i bëjnë të gjithë për budallenj. Ilir Meta del e shprehet se nuk ka asnjë pasuri në emër të tij. Ndërsa Monika pretendon se ka trashëguar miliona nga e ëma, e cila ka qenë rrogtare, por paska kursyer aq shumë sa Monika të blejë vila, orë, unaza, veshje, parfume e produkte të tjera me vlerë qindra mijëra euro.
Për të qenë më konkretë: SPAK ka paraqitur prova të reja kundër Ilir Metës, i cili pak ditë më parë kërkoi që të ndryshojë masa e sigurisë. SPAK ka zbuluar një tjetër kartë banke të përdorur nga Monika Kryemadhi, e cila ka shpenzuar vetëm për hotele e produkte luksi mbi 200 mijë dollarë, kryesisht në SHBA, Vjenë, Londër, etj.

Ilir Meta pretendon se nuk di gjë dhe ia hedh fajin ish-gruas. Por ish-presidenti duhet të na thotë se ku i gjeti gjithë këto para ish-gruaja. Monika vetëm deputete ka qenë, ndërsa Likja ka qenë ministër, zv/kryeministër, kryeministër, president, kryetar Kuvendi.
‘Pamfleti’ ka bërë një përmbledhje të gjetjeve të SPAK në dosjen e parë, ku zbuloi shpenzimet e çmendura të Kryemadhit dhe vajzave; dhe në dosjen e dytë, atë që u zbulua sot. Të gjitha janë gjetje të SPAK dhe rezulton se janë shpenzuar afro 2 mln euro për jetë luksi dhe shkollimin e fëmijëve në Londër. Ndërkohë Meta e Monika na flasin për shpopullim, çmime të larta, varfëri apo papunësi.
Gjetjet e reja
Si rezultat i kësaj veprimtarie, dhe ushtrimit abuziv të pushtetit politik që ata kanë patur, kanë përfituar nga shtetasi Adrian Shatku dhe Kornpania UNIFI, të ardhura të konsiderueshme duke përfshirë përqindjet e fitimit si dhe pajisjen nga Adrian Shatku disa herë me karta krediti. E tillë është karta e kreditit Amerikan Express në emër të Monika Kryemadhit që rezultoi nga ekspertimi kompjuterik aparatit telefonik të sekuestruar gatë kontrollit të banesës së shtetases Fatime Kryemadhi, kartë e cila nuk është deklaruar nga Monika në Deklaratat Periodike të pasurisë, për vetë faktin se shumat monetare të konsumuara janë burim i veprimtarisë së korrupsionit.
Të tilla janë dhe përfitimet e tjera të Monikës të siguruara nga Adrian Shatku, sikurse është shuma prej 12.000 USD e shpenzuar me kartën e kreditit të Adrian Shatkun në butikun Maccapani në San Marino në datën 25 Shtator 2014, shumë e cila nuk është deklaruar në deklaratën periodike vjetore të pasurisë as si e ardhur as si shpenzim, shuma prej 3.200 POUND të Paguar për regjistrimin e Bora Metaj në kolegj nëpërmjet kartës Visa të tij me nr. 4147-2021--1387-5957, shuma prei 1'183.104 lekë e paguar prej Adrian Shatkut në Hotel Rogner për shpenzime të akomodimit të John Moreira dhe përfaqësuesve/punonjësve të tjerë të JPM Strategic Solutions, ndërkohë që është vërtetuar që ata kanë ardhur në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar shërbime konsulence ku përfitues është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Metaj.
Nga të dhënat e përcjella nga Kompania Amex rezulton se në datën 07 Dhjetor 2014 është bërë një pagesë në vlerën 2500 USD si tarifë anëtarësimi e Monika Kryemadhit në American Express. Në pasqyrën përmbledhëse për të dhënat e llogarisë së kartës Amex që përfundon me numrat 3-31009, në emër të Adrian Shatku, pasqyrohen shpenzimet edhe të një karte AMEX Centurion me numra të fundit 3-37077. Në pasqyrën analitike të blerjeve që janë kryer në muajin Dhjetor 20'14 rezulton se nbajtëse e kartës AMEX Centurion me numra të fundit 3-37017, është shtetësj a Monika Kryemadhi.
Limiti i shpenzimeve mujore për këtë kartë është 100,000 USD. Kjo kartë është përdorur për here të parë në datën 6 Dhjetor 2014 për blerje në dyqanet Seifridges në Londër dhe shpenzimi i fundit me këtë kartë është bërë ne datën 19 Nëntor 2017 për pagesa në hotelin Berkeley Londër. Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nëntor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi janë kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, Neë York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet.
Nga Kqyrja e të dhënave të sistemit TIM9 rezulton se ë të gjitha rastet në të cilat kjo kartë është përdorur jashtë Territorit të Republikës së Shqipërisë, e pandehura Monika Kryemadhi ka qenë jashtë vendit. Sa më sipër, rezulton e provuar se Monika Kryemadhi ka përdorur kartën e kreditit AMEX Centurion (shtojcë e kartës primare të Adrian Shatkut) me numër XXXX XXXXX3-31017, ne limit të shpenzimeve mujore në vlerën 100,000 USD. Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXX3 -31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nëntor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD.
Gjetjet e mëparshme
Blerjet e luksit
Ka dyshime të bazuara se gjatë vitit 2018, shpenzimet në vlerë 1.666.156 Leke të kryera me kartë krediti të llogarisë nr. 265294 në emër të Fatime Kryemadhit, të jenë shpenzime të kryera nga shtetasja Bora Metaj dhe Era Metaj. Ky dyshim bazohet në faktin se nga kjo karte janë kryer edhe në datën 03 Shtator 2017 pagesë në vlerën 59.768 lekë e konvetuar në 456 paund për llogari të University of Strathclyde, Glasgow ku në vitin 2017 janë bërë pagesa për Bora Metaj, si dhe:
1. Llogaria bankare nr. 265294 e Fatime Kryemadhit është kredituar në datën 16 Korrik 2018 nga Monika Kryemadhi në shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 Lekë e cila nuk është deklaruar në deklaratën e interesave private të vitit 2018.
2. Ne kartën e kreditit të lartëpërmendur për vitin 2018 janë shpenzuar 3.488.327 Lekë për blerje artikujsh në dyqanin Net A Porter, Angli si dhe dyqane të tjera veshjesh. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar mallra në vlerën 1.822.171 Lekë për vitin 2018 ndërsa mallrat e blera nga karta e saj e kreditit në vlerën 1.666.156 Lekë nuk janë dërguar me poste të shpejtë nga dyqanet, sikundër është vepruar për një pjesë të blerjeve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka udhëtuar gjatë vitit 2018 në Britaninë e Madhe. Nga kjo lindin dyshime se mallrat janë dërguar në adresë të shtetaseve Era Metaj dhe Bora Metaj të cilat janë studente në Angli dhe që siç përmenden më lart por edhe siç rezultojnë për shpenzimet e viteve 2019-2022, kanë shfrytëzuar llogarinë bankare të gjyshes së tyre për të kryer blerje të mallrave të luksit. Ky argument mbështetet edhe në faktin që Monika Kryemadhi ka kredituar këtë kartë krediti.
3. Nga këqyrja e aktit të ekspertimit të telefonit të sekuestruar në banesën e shtetases Fatime Kryemadhi, në skedarin email janë gjetur dy email-e që kompania Pay Pal i ka dërguar adresës [email protected], ku kompania i drejtohet Fatime Kryemadhit. Email-i ka subjekt: - Marrëveshja juaj ligjore me pay pal. Kompania i shkruan Fatime Kryemadhit se po kryen disa ndryshime dhe e fton që ti shikojë ndryshimet online. Në datën 17 Nëntor 2014, kompania Pay Pal e fton Fatime Kryemadhin që të shikojë aktivitetin e fundit që ka kryer me këtë kompani. Nga këqyrja në tërësi e të dhënave të ekstratuara ka rezultuar se adresa [email protected] është administruar nga Monika Kryemadhi.
****
1. Të gjitha blerjet janë realizuar të gjitha në dyqane:
2. Në datën 12 Tetor 2019 me kartën e kreditit që lidhet me llogarinë bankare nr 265294 të Fatime Kryemadhit, është bërë tërheqje parash në vlerën 32.99 Pound në ATM në adresën Selfridges & Co, Londër, prej nga dilet në konkluzion se Karta e Kreditit fizikisht ndodhet në Angli. Kjo periudhë kohore përkon me periudhën kur në Angli, kanë qënë edhe shtetaset Monika Kryemadhi (dalë ne 11 Tetor 2019 - hyrë në 14 Tetor 2019 nga Londra) dhe Bora Metaj (dalë më 21 Shtator 2019- hyre 14 Dhjetor 2019).
3. Në datën 08 Nëntor 2019, nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në Lounge e klasit biznes në Aeroportin e Vienës, dhe në këtë periudhë shtetasja Fatime Krymadhi ka qënë në Shqipëri.
4. Për vitin 2019, me kartën e kreditit të lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit, janë kryer blerje në vlerën 3.533.830 Lekë në dyqane veshjesh dhe këpucësh në Britaninë e Madhe. Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për vitin 2019, shtetasja Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar vetëm dy pako më artikuj të blerë në dyqanin Net A Porter, në vlerën 2007 Pound të blera në datën 15 Prill 2019 dhe 6 Qershor 2019. Këto blerje janë reflektuar në bankë me një ditë vonesë. Edhe shtetasja Monika Kryemadhi, Era Metaj dhe Bora Metaj nuk kanë kryer zhdoganime për vitin 2019 të mallrave të blera në dyqanet Net A Porter, Selfridges London, John Bell, Matchesfashion etj. Nga kjo rezulton se mallrat e blera në këto dyqane mund të jenë blerë fizikisht në dyqan nga Bora Metaj, Era Metaj dhe Monika Kryemadhi, ose të jenë dërguar me postë nga shitësi në adresën e banimit në Angli të Bora Metaj dhe Era Metaj.
***
1. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit në datën 20 Maj 2021 janë bërë pagesa në vlerën 560 $ për llogari të Hotel Hamilton DC Washington. Në këtë periudhë shtetasja Fatime Kryemadhi ka qenë në Shqipëri ndërsa Monika Kryemadhi, Bora Metaj dhe Era Metaj kanë qenë jashtë shtetit prej datës 15 Maj 2021 deri në datën 21 Maj 2021 dhe kanë udhëtuar me linjën Lufthansa-Mynih në dalje dhe me linjën Austrian Airlines-Viena, në kthim.
2. Nga karta e kreditit e lidhur me llogarinë bankare nr. 265294 të Fatime Kryemadhit janë bërë pagesa në vlerën 900.428 lekë prej datës 19 Korrik 2021 deri në datën 25 Korrik 2021. Këto shpenzime janë bërë për blerje rrobash në monedhën USD në qytetet Washington, Arlington dhe aeroportin e Dulles në Washington, në vlerën 5640 USD (midis të cilave një blerje në furrë buke në vlerën 13.94 USD) dhe 2409 Euro janë shpenzuar në dyqanin Prada në Stamboll. Gjatë kësaj periudhe rezulton se jashtë shtetit.
Pagesat për shkollimin e fëmijëve
1. 05 Janar 2018, nga llogari nr. 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 604.665 lekë të konvertuara në 3.917 Pound në llogarinë e NIDO ne St.James në Glasgoë.(Student Accommodation)
2. 08 Mars 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.495 Pound për llogari të Sherborne School Domus për Besar Metaj.
3. 12 Maj 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.302 Pound për llogarite Sherborne School Domus, pagesë fature për Besar Metaj.
4. 12 Maj 2018 nga llogaria nr.653396 në Paund e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për Gabbitas Education Consulting.
5. 19 Maj 2018, nga llogaria nr. 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit janë paguar 13.300 Pound per Sant Marry's School Calne për llogari të Bora Metaj.
6. 02 Korrik 2018, nga llogaria 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit, janë paguar 26.600 paund për llogari të St Mary's School Calne, pagesë fature për Era Metaj.
7. 13 Gusht 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për llogari të Gabbitas Educational Consultan, pagesë fature datë 31 Korrik 2018, register no 2920466, për Besar Metaj.
8. 01 Shtator 2018, nga llogaria nr. 390127 në Lekë e Monika Kryemadhit, janë paguar 432.691 Lekë në dy pagesa; 248.954 Lekë dhe 183.737 Lekë konvertuar në 2.979 Pound, në adresën ëëë.epay.Exeter.Ac.UK. Duke qenë se në vitin 2018, studimet në Universitetin Exeter i ndiqte Bora Metaj, dyshohet se këto pagesa janë bërë për llogari të Borës.
9. 13 Shtator 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.880 Pound për llogari të Cats College Cambridge, pagesë fature për Besar Metaj.
10. 19 Qershor 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.000 Pound për llogari të St Mary's School, Calne pagesë fature për Era Metaj.
11. 01 Tetor 2018 nga llogaria 838963 në Lekë e Besar Metaj janë paguar 1.777 Pound për University Arms ne Cambridg, pagesë e kryer nga karta e kreditit me nr. 411418*4542. 01 Tetor 2018 nga llogaria nr. 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar blerje me kartën 411418*2637-BP3881, shuma 1.498.978,22 Lekë e konvertuar në 10.250 Pound, në llogarinë e https://store.exeter ne Universitet.
12. 02 Tetor 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 29.784 Pound për llogari të Cambridge Arts & Sciences LTD, pagese për studentin Besar Metaj, referencë nr. CEG08047307 për vitin 2018-2019.
13. Transaksione të kryera për hotel për vitin 2018 nga llogaria bankare nr. 821166 e Bora 02 Korrik 2018, nga llogaria 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 415.230 Lekë e konvertuar në 3.758 USD, shpenzime për llogari të Hotel Intercontinental Ëilliard në Ëashington. Pagesa është bërë me kartën nr. 4114 18*** 2637. Kjo llogari ishte kredituar në datën 21 Maj 2018 nga Monika Kryemadhi me shumën 1.155.071 Lekë (9.131 Euro) dhe në datën 16 Korrik 2018 nga Ilir Meta në shumën 456.000 lekë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje