Ilir Meta vijon të bëjë fajtor Endrit Braimllarin për qëndrimi në burg. Këtë herë ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili theksoi se ndaj Ilir Metës nuk ekziston asnjë fakt penal dhe ai ndodhet në një izolim të padrejtë për shkak, sipas tij, të firmës së Braimllarit. Blushi ka shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj paraardhësi të tij në krye të Sekretariatit të PL.
"Dosja e SPAK ndaj Metës nuk ka një fakt. Ndaj Ilir Metës nuk ka një fakt penal. SPAK orienton gazetarët në fakte të pavërteta. Edi Rama duhej të dënohej për lobime. Meta nuk ka shkelur ligje në Amerikë. Në SHBA janë dënuar njerëz për fotot e Ramës.
Për rastin që Meta akuzohet, nuk ka person të dënuar apo kompani që përmendet. Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së. Nuk ka karakter dhe as fytyrë. Edhe Hamzai ka qenë shumë luftarak, nëse marrim këtë krahasim që paska qenë luftarak kur ka qenë me ne. Meta në izolim ekstrem ndodhet për firmën e Braimllarit. Është personazh dhe qesharak, edhe tragjik. Nuk është as politikan. Endrit Braimllari u transformua rrugës. Është peng i së kaluarës së vet. Ilir Meta është në top formë, e shqetëson e ardhmja e Shqipërisë", tha ai në "News 24".
Lini një Përgjigje