Ja historiku i shumave që kanë shkuar për kompaninë amerikane...
Ilir Meta dhe Endrit Braimllari janë përplasur sot në distancë, lidhur me shpenzimet që ka kryer ish-Lëvizja Socialiste për Integrim për kontrata lobimi dhe këshillimi.
Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, akuzon Endrit Braimllarin se te këto kontrata është ai i përfshirë si ish-Sekretar i Përgjithshëm dhe vetë ka qenë president dhe nuk ka fare lidhje. Madje Meta videon e shoqëron edhe me një pjesë nga dosja në të cilën thuhet:
“U pyet shtetasi Endrit Braimllari, i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai, në emër të partisë LSI, kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë JMP Strategic Solution LLC. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e transferimit të kësaj shume në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution LLC, por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve financiare dhe, në dijeni të tij, ishin audituar nga KQZ-ja. Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution LLC ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”.
Por si qëndron e vërteta? Kush duhet të mbajë përgjegjësi, Braimllari apo Meta?
Sipas të dhënave, rezulton se LSI ka pasur disa kontrata me kompaninë JMP Strategic Solution LLC, e cila është pajtuar si kompani këshilluese gjatë viteve 2016 dhe 2017. Me pak fjalë, njësoj siç Berisha mori LaCivita.
Faktikisht, rezulton se vetë Ilir Meta, në të gjitha transfertat drejt kësaj kompanie, nuk ka firmosur, por a mund të bënte dikush veprime pa dijeninë e tij? Meta ka dhënë dorëheqjen nga kreu i LSI më 29 prill 2017.
Sipas zbulimeve të SPAK, në datën 24 qershor 2016, subjekti LSI ka transferuar në llogarinë e kompanisë së lobimit Global Security & Intelligence Strategies LLC shumën 33.761 USD. Fatura, nënshkruar nga Luan Rama, ka përshkrim "Shpenzime për muajin maj 2016, udhëtimi në Washington DC”.
Më pas, SPAK ka zbuluar se: Adrian Shatku dhe kompania Unifi Communication Inc kanë kryer pagesa në shumën 253.285 lekë për llogari të partisë LSI me qëllim mbulimin e shpenzimeve që lidhen me ekzekutimin e kontratës së këshillimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka lidhur me kompaninë Global Security & Innovative Strategies LLC.
Kompania B.S.K dhe vetë Ema Çoku kanë paguar shuma nga 3,000 euro; 4,465 euro; 10,000 euro; 867,000 lekë; 1,142,000 lekë deri në 4,100,000 lekë, për aktivitete të LSI-së dhe të përfaqësuesve të kompanisë JMP Strategic Solutions LLC, që kanë kryer aktivitet në Shqipëri për llogari të LSI-së.
Vetë KQZ, në vitin 2017, e ka konsideruar në kundërshtim me ligjin një kontratë të LSI me kompaninë JMP Strategic Solution LLC USA, me vlerë 1,414,465 lekë plus tatim në burim në vlerën 429,340 lekë. LSI nuk kishte paguar realisht shumën e raportuar. Më poshtë po tregojmë të gjitha shumat që kanë kaluar në emër të kompanisë në fjalë. Disa janë firmosur nga Endrit Braimllari dhe disa nga Luan Rama. Disa transferta janë bërë kur Meta ishte kryetar dhe disa kur ishte dorëhequr.
Por mos harrojmë se Ilir Meta, edhe pse u dorëhoq si kryetar, bëri fushatë për LSI dhe u angazhua në politikë deri ditën që mori mandatin e Presidentit. Pra, vështirë që dikush të ketë kaluar para në llogari të kompanisë amerikane pa dijeninë e tij.
Historiku i pagesave
1. Më 20 Tetor 2016, Unifl Communication Ino, i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transins bankare, shunte 30.000 USD.
2. Në 27 Dhjetor 2016, Unifl Communication Inc i ka paguar koompanisë JPM Strategic Solution LLC, sërish përmes tranfertës bankare shumën e 24 mijë dollarëve.
3. Në datën 10 Shkurt 2017, Unifi Communication inc i ka paguar kompanisë JR Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertave bankare, shumën 31.605,77 USD. 5.
4. Në datën 02 Mars 2017, Unifi Communication i ka aeguar kompanisë JP3 Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertts bankare, shumita 12.000 USD 6.
5. Në datën 18 Prill 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Sui Solution LLC, nëpërmjet transfertes bankare, shumên 12.000 USD.
6. Në datën 25 Prill 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transferts bankare, shaimën 20.000 USD.
7. Në datën 11 Maj 2017, Unifl Communication Inc i ka paguar kompanisë JPAf Strategic Sollation LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumtin 25.000 USD.
8. Në datën 02 Qershor 2017, Uni Communication Inc i ka paguar kompanisë JMP 9. Strategic Solution LLC, nipärmjet transfertës bankare, shumën 31.500 USD. 10.
9. Në datën 07 Qershor 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 12.000 USD.
10. Në datën 6 Korrik 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 12.000 USD
11. Në datën 23 Gusht 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 7.000 USD
12. Në datën 10 Gusht 2017, Unifi Communication Inc i ka paguar kompanisë JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet transfertës bankare, shumën 7,000 dollarë
13. Në datën 16 Janar 2019, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka paguar kompanist JPM Strategic Solution LLC, nëpërmjet tranafertës bankare, shumën 20.000 USD.
/Pamfleti
Lini një Përgjigje