TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 13:04

Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe po 'helmon' qytetarët, kryebashkiaku Llatja fajëson temperaturat e larta

Shkruar nga Pamfleti

Kjo situatë po përsëritet shpesh në qytetin e Elbasanit, duke u kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës.

Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe po 'helmon' qytetarët,
Zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan po 'helmon' qytetarët, Gledian Llatja thotë se situata është nën kontroll

Elbasani po mbytet në tym, ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja flet për "menaxhim të suksesshëm" të një zjarri që ka dalë jashtë kontrollit prej më shumë se 24 orësh në landfillin e mbetjeve të qytetit. Nga Jagodina në Cërrik, banorët e zonave përreth ndihen të rrethuar nga shtëllunga tymi toksik që ngrihet pa ndërprerje, ndërkohë që vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarri nisi pasditen e së dielës dhe u përhap me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, por nuk është hera e parë që një situatë e tillë ndodh. Landfilli i Elbasanit është përmendur prej vitesh si një bombë ekologjike me sahat, e cila ka shpërthyer prej dy ditëve.

Sasia e mbetjeve, përbërja e tyre dhe gazrat e akumuluar si metani janë të gjitha faktorë të njohur dhe të paralajmëruar prej kohësh  ndaj fjalët e kryebashkiakut për “masa parandaluese” duken më shumë si mbulim i një dështimi sesa shenjë menaxhimi të mirë.

Zjarri ra dje rreth orës 16:30, ndërsa u intensifikua gjatë mbrëmjes. Pavarësisht angazhimit të zjarrfikësve, shuarja e vatrës u bë e vështirë për shkak të sasisë së madhe të mbetjeve.

Paralelisht me forcat zjarrfikëse, nëpërmjet disa kamionëve dhe një eskavatori po hidhet zhavorr për të izoluar vatrën. Ndonëse vatra aktive është e vogël, problematike është tymi i madh që del nga mbetjet duke prekur zonat e Jagodinës, Bujqes, Muriqanit duke shkuar deri në Cërrik. 

Sipas Llatjas, zjarri është përhapur shumë dhe po vështirëson punën e zjarrfikëses. Sipas tij "fajtor" në këtë situatë janë edhe temperaturat e larta.

"Në landfill ka zjarre të shpeshta. Për vetë trajtimin që ka, për vetë mbetjet, për gazin metan që çlirohet. Dje për shkak të temperaturave  të larta ka marrë me përmasa të shpejta zjarri. Nga një sipërfaqe që u lokalizua prej 1m2 mori një dimension të madh dhe nuk arrin dot të menaxhohet nga zjarrfikëset. Edhe për shkak të erës mori përmasa shumë të mëdha. 

Këtu janë të gjitha zjarrfikëset e Bashkisë së Elbasanit që kanë ardhur që dje, kanë ardhur nga zjarri që ka rënë në Mengël. Kanë ardhur makinat e Beratit, Kamzës dhe Tiranës. Sot janë dhe Emergjencat Civile. 

Ka pasur komunikim të vazhdueshëm dhe kërkesa të vazhdueshme. Masat parandaluese janë marrë aq sa ne kemi pasur kapacitetet dhe mundësitë që të merren. Masat parandaluese janë vendosja e dheut, kontrolli i landfillit, ujitja në vazhdimësi e tij, vendosja e hidrantit paraprak.", tha Llatja për Mcn.

tymi toksik mbulon elbasanin kryebashkiaku llatja

Lini një Përgjigje